Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, e cilësoi si një organizim qytetar marshim protestën që po zhvillohet në Shkodër, 3 ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 3 persona humbën jetën, si pasojë e një atentati mafioz.
Bardhi u shpreh se çdo qytetar duhet të shprehë mosdakordësinë e tij ndaj pushtetit që ka marrë krimi i organizuar.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se kjo në Shkodër është më evidente për shkak edhe të lidhjeve mes krimit dhe politikës.
Fjala e tij:
“Ngjarja që ndodhi pak ditë më parë krijon terror. Sot jemi në një tubim paqësor për të kundërshtuar pushtetin që krimi i organizuar të marrë, jo vetëm në Shkodër, por kudo në Shqipëri. Secili prej nesh duhet të protestojë”, tha Bardhi.