Mediat greke ‘masakrojnë’ Ramën: Solli njerëz nga Shqipëria me autobusë dhe fyeu protestuesit

Diel, 03 November 2024 16:57
 

Mediat greke i kanë kushtuar mjaft vëmendje takimit që kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi mëngjesin e kësaj të diele në Selanik. Në fokus të tyre ka qenë edhe një protestë e pak njerëzve, mbështetës të ultranacionalistëve të së djathtës që kanë shpalosur një pankartë duke e quajtur Ramën “të padëshiruar”.

“Organizatorët e këtij tubimi kundërshtojnë praninë e Ramës, duke argumentuar se “shteti shqiptar shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek në Epirin e Veriut”. Përveç kësaj, ata i referohen burgosjes dhe largimit të Fredis Belerit si dhe vrasjes së Konstantinos Katsifas në tetor të 2018-ës në Bularat të Gjirokastrës, shkruajnë mediat greke.

Televizioni grek SKAI shkruan se njerëzit u mblodhën më herët në sallë, ku kishte masa të rrepta sigurie. Nuk lejohej hyrja në sallë nga brenda hotelit, por vetëm nga dera e jashtme, ku ishin vendosur aparate rentgen. “Shqiptarët që jetojnë në Selanik, si dhe të tjerë që mbërritën në qytet me autobusë ose me makinë nga Shqipëria, pritën në radhë të hynin në sallë” – shkruan SKAI.

Televizioni grek citon më pas Ramën që tha se “u organizua një protestë me fletushka qesharake të frymëzuara nga të ashtuquajturit “vorio-epirotas” dhe ato më shkaktojnë vetëm keqardhje. “Vorio Epiri” është një term i vdekur, ka vdekur me kalimin e kohës. Dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta ngjallin. Kushdo që përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon se nuk dëshiron të jetojë në shekullin e 21-të. Ato janë fosile dhe turp” – citohet Rama.

“Ifimerida” shkruan se masat e sigurisë në Selanik për takimin e Ramës ishin drakoniane. Shërbime të policisë shtesë janë parë si në qytet ashtu edhe në pikat kufitare në kufirin greko-shqiptar dhe greko-maqedonas.

Ndërsa “CNN Greece” tha se duket se Rama po i shtrin dorën e miqësisë Greqisë. Duke përmendur protestën e zhvilluar ndaj tij, Rama citohet t’i ketë quajtur “fantazma të së shkuarës” dhe duke shprehur keqardhjen për këto reagime që sipas tij “nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve”. “Kjo nuk është një arsye për të kultivuar ndjenja negative ndaj Greqisë. Greqia është një partner i domosdoshëm që, së bashku me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik në politikën tonë të jashtme” – citohet Rama nga CNN Greece.

Portali “Enikos” shkruan se Rama kërkoi votën e komunitetit shqiptar në Selanik në takimin që mblodhi rreth 1500 persona: “Ju morët rrugën larg atdheut, sot jeni votues me të drejta të plota” dhe bëri thirrje “Ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së deri në vitin 2030″.

Protothema” ka raportuar gjatë gjithë kohës me gazetarët e saj brenda dhe jashtë hotelit ku u mbajt aktiviteti. Ajo shkruan se në këtë event ka kënduar edhe Angela Peristeri, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2021.

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...