Berisha: Në 2005-2013 PBB u rrit në 10 mld, rrogat u dyfishuan, pensionet u rritën mbi 70% dhe u ndërtuan 11 mijë km rrugë

Hënë, 04 November 2024 20:53
 

Kryedemokrati Sali Berisha bëri një analizë për qeverisjen e Partisë Demokratike gjatë viteve 2005-2013.

Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se ‘në vitet 2005-2013 PBB u rrit në 10 mld, rrogat u dyfishuan, pensionet u rritën mbi 70% dhe u ndërtuan 11 mijë km rrugë’. 

Berisha: Të dashur miq, në vitet 2005-2013 prodhimi i brendshëm u dyfishua. Buxheti u dyfishua. Prodhimi u rrit nga 5 miliardë në 10 miliardë.

Por më falni, si u pasqyrua kjo rritje tek qytetari shqiptar? Si e ndjeu këtë rritje qytetari shqiptar?

Këtë rritje të  prodhimit të brendshëm nga 5 miliardë që ishte në 2005, në 10 miliardë në 2013 qytetari shqiptar e ndjeu me dyfishimin dhe mbidyfishimin e rrogave të tij.

E ndjeu pensionisti shqiptar me dyfishimin e pensionit minimal, me rritjen 70, 80% të pensionit mesatar dhe rritjen me 50% të pensionit maksimal.

E ndjeu qytetari shqiptar me ndërtimin e 11 mijë kilometrave rrugë me një buxhet gjysma e buxhetit të këtij viti. 11 mijë kilometra rrugë.

Ndërtimin e 1300 shkollave, kopshte e objekte arsimore. Shtrirjen e internetit dhe ngritjen e laboratoreve të informatikës me 26 mijë kompjutera në 2100 shkolla të vendit.

E ndjeu, me ndërtimin e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza nga Shëngjini në Ksamil.

E ndjeu, me uljen drastike të çmimeve telefonike celulare, me uljen drastike të çmimit të internetit.

E ndjeu, me mbidyfishimin e bizneseve në mbarë vendin.

Të dashur miq, pra, në rast se prodhimi i brendshëm u rrit vërtetë 100%, dhe po kaq buxheti i shtetit. Këto u konvertuan ashtu siç duhet në mirësi për qytetarët shqiptarë.

Paratë ishin të tyre. Qeveria kishte një detyrë dhe vetëm një, t’i shpërndante ato në mënyrën më të drejtë të mundshme, më të ndershme të mundshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...