E drejta e emigrantëve për të votuar në rrezik, PS nuk miraton aktin për ngritjen e 'PER'

Hënë, 04 November 2024 20:58
 

E drejta e emigrantëve për të votuar me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor tashmë është në rrezik. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin Rregullator të Komisionit qëndror të zgjedhjeve kanë votuar kundër ngritjes së sistemit që do regjistrojë emigrantët që duan të votojnë. Përfaqësuesit e PS kanë argumentuar se miratimi i këtij akti nuk është kompetencë e tyre por e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, teksa afati i fundit për miratim është 14 nëntori.

Me 3 vota kundër, përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin Rregullator të Komisionit qendror të zgjedhjeve kanë rrëzuar aktin për funksionimin e platformës për regjistrimin e emigrantëve. Afati i fundit për miratimin e këtij akti është 13 nëntori duke seriozisht në rrezik votimin e emigrantëve.

Vota kundër e përfaqësuesve të mazhorancës u argumentua që miratimi i këtij akti nuk ishte kompetencë e tyre por Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Por përfaqësuesit e opozitës, Helga Vukaj dhe Muharrem Caka u shprehën se dhe akte e tjera për identifikimin dhe votimin elektronik janë votuar po nga kjo strukturë.

Tashmë mbetet që kjo vendimmarrje të kalojë për shqyrtim tek Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...