Propaganda e qeverisë do t’iu kushtojë taksapaguesve 149 mln lekë në vitin 2025

Tuesday, 05 November 2024 19:36
 

Buxheti i Agjencisë për Media e Informim që funksionon si “ministri e propagandës” për kryeministrin dhe qeverinë do t’i kushtojë taksapaguesve 149 milionë lekë, sipas parashikimeve në projektbuxhetin e vitit 2025.

Po, kjo shifër u cilësua si e ulët nga drejtori i kësaj agjencie Alteo Hysi gjatë një seancë dëgjimore të martën në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku po diskutohet në parim buxheti i ri.

“Është më i ulët se tavani buxhetor”, tha Hysi në komision duke shtuar se ishin ulur me 18 milionë lekë shpenzimet operative.

Fondi prej 149 milionë lekë do të përdoret kryesisht për paga dhe sigurime për 69 punonjës që ka në organikë kjo agjenci dhe që punon kryesisht për agjendën e kryeministrit duke prodhuar materiale të gatshme nga takimet apo aktivitetet e tjera të tij.

Në vitin 2024 buxheti i MIA-s ishte 156.9 milionë lekë, ndërsa në vitin 2023 ishte 122 milionë lekë.

Deputetë të opozitës kërkuan informacion për buxhetin që shpenzohej për pasqyrimin e aktiviteteve të tjera të kryeministrit Rama jashtë funksionit të tij si kryeministër dhe akuzuan Hysin se agjencia që ai drejtonte përdorej vetëm për propagandën qeveritare dhe jo për informim të publikut.

“Sa shpenzohet për podcastet e kryeministrit Rama dhe në cilin buxhet pasqyrohen”- e pyeti deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Bano.

Hysi pretendoi se Podcasti i Ramës ishte një aktivitet jashtë funksionit të tij publik dhe si i tillë nuk mbulohej nga buxheti i agjencisë edhe pse kjo agjenci njofton çdo të dielë mediat për të ftuarit e Podcast të Ramës dhe dërgon videot e gatshme të tij për publikim.

I pyetur nga BIRN për këtë kontradiktë Hysi nuk dha një përgjigje të qartë se pse MIA angazhohej të përcillte këtë aktivitet të Ramës, që nuk është një aktivitet publik.

“Kanali i Whatsapit që ju i referoheni përdoret thjesht për lehtësi komunikimi me gazetarët”- tha ai, ndërsa këmbënguli se “burimet financiare, burimet njerëzore, apo logjistika që financohet me paratë e buxhetit të shtetit në funksion të aktivitetit të MIA-s, nuk përdoren në funksion të prodhimit të podcastit”.

Hysi u përfshi në debat me deputeten tjetër të PD-së, Oriela Nebijaj, e cila ngriti shqetësimin për rolin e kësaj agjencie. “Nuk është e nevojshme sepse është në shërbim kryekëput të kryeministrit”- tha ajo.

Por Hysi u përgjigj se me logjikën e deputetes as Shtëpia e Bardhë nuk do të kishte zyrë shtypi.

Ngritja e kësaj agjencie në fund të vitit 2021 dhe emërimi në krye të saj i Endri Fugës, këshilltarit më të afërt të Ramës, u prit me kritika nga organizatat e lirisë së shprehjes që e krahasuan institucionin e ri me një “ministri propagande”.

Në VKM për krijimin e saj parashikohet që agjencia kontrollon emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore dhe se kontrollon gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp.

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e shprehjes në një deklaratë të publikuar në tetor 2021 e quajtën “shqetësuese” krijimin e agjencisë dhe si një hap drejt përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri.

Liria e medias është ndërkohë që shqetësim i ripërsëritur në progres-raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...