Berisha: Urime për fitoren, presidentit Donald Trump. Demokratët shqiptarë ndër të rrallët në botë, që e mbështetën haptas

E mërkurë, 06 November 2024 19:51
 

Lideri i opozitës Sali Berisha, shprehu sot në tubimin e përnatshëm në 'Rrugën e Shpresës', urimet e tij të përzemërta për presidentin e ri të SHBA, Donald Trump.

'Të dashur miq, këtu demokratët shqiptarë, Sali Berisha në oqeanin elektoral planetar, jeni ndër më të paktët që mbështetët haptas, pa rezervë presidentin Donald Trump dhe zgjedhjen e tij.'- u shpreh gjithashtu Berisha. 

FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme, ju misionareve dhe misionarëve të vërtet të kauzës së drejtë të dinjitetit, lirive të njeriut, interesit kombëtar, vlerat universale të njeriut të lirë.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që çdo natë shpërndajnë në të katërta anët e vendit të vëvretat e narkoregjimit të Edi Ramës.

Por sot, këtu në emër tuaj, të PD, të opozitës shqiptare i uroj, i përcjell urimet më të përzemërta presidentit të 47-të të SHBA-ve, z.Donald Trump për rikthimin e tij më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave.

Një përshëndetje të përzemërt qytetarëve të SHBA-ve për votën e tyre, të cilët votuan dje për vlerat më sublime, më të arrira që njerëzit e lirë ndajnë njëri me tjetrin, kombet e lira nderojnë dhe respektojnë. Votuan dje, në një botë me luftra dhe të pasigurtë për Donald Trump, udhqheqësin që më shumë se kushdo tjetër premton dhe garanton paqe, prosperitet, zhvillim.

Mirënjohje të pakufijshme për ata që votuan për burrin e madh të kombit amerikan, mbrojtës kryesor i vlerave tradicionale konservatore në SHBA dhe në botë.

Të dashur miq, këtu demokratët shqiptarë, Sali Berisha në oqeanin elektoral planetar, jeni ndër më të paktët që mbështetët haptas, pa rezervë presidentin Donald Trump dhe zgjedhjen e tij.

Vetëm 5 ditë më parë në një studio televizive do të më pyesnin: për cilin je? Përgjigja e prerë: për Republikanët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...