Opozita vijon protestën para Bashkisë Tiranë. Ata kërkojnë largimin e Veliajt si pronari faktik i inceneratorit që nuk ekziston të Tiranës dhe përgjegjës direkt i vjedhjeve skandaloze me 5D.
Klevis Balliu: Për shumë kohë kemi dëgjuar një lumë akuzash se si ata të cilët protestojnë për liri për drejtësi, ish sigurimsa te shtetit i akuzonin si ati amerikanë. Ndërkohë që ne bënim po të njëjtën gjë që bëri populli amerikan, luftuam për të mbrojtur familjen nga ata të cilët e përdhosin atë institucion. Luftojmë për të mbrojtur vlerat dhe parimet që na karakterizojnë si popull. Dhe Erion Veliaj dhe Edi Rama janë kërcënuesit kryesorë të atyre parimeve. Ne qoftë se duam të dimë se çfarë është të jesh proamerikan është të luftosh dhe të votosh për parimet demokratike, njësoj siç bënë në Amerikë të bëjmë edhe ne këtu. Të mbështetësh mbi parime, mbi vlera dhe jo mi pagesa të Mgonigalëve të Edi Ramës.
Akuzat për kapjen e derejtësië nga armiku i njerizimit Soros nuk i ka bërë vetëm PD por i ka bërë Trump në Amerikë. Për prokurorë të blerë në Amerikë nga Soros. Po pse atje është një fat këtu na e quani konspiracion. Pse këtu na quhet konspiracion kur ajo reformë është e financuar, e kontrolluar, e promovuar nga Soros. Ai është armiku jonë. Ai është armik i shtetit tonë. Është armik i demokracisë. Është armik i familjes. Është armik i traditës. Është armik i të drejtës.
Në qofte se kjo bashki do të kishte njerëz të ndershëm sot nuk do paguanit 80 mijë ero në ditë për incenerotorë që nuk ekzistojnë.
Ata të cilët sot komandojnë atë institucion diktatorial që quhet SPAK që si mundet që Balluku nuk merret njeri. Apo pronat e këtij monstrës, Veliajt, si mundet ky njeri i ndragetës të vijojë të drejtojë këtë qytet....