Berisha publikon videon/ Në punë vetëm dy javë, si gënjeu Rama për incineratorin e Elbasanit

Diel, 10 November 2024 12:13
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha përmes një video të publikuar këtë të dielë, ka demaskuar kreun e qeverisë Rama, pas deklaratave të këtij të fundit se incineratori i Elbasanit nuk është aferë korruptive.

Berisha solli në vëmendje dëshminë e Ramës në Komisioni e Posaçëm Hetimor Parlamentar për çështjen e incineratorëve, teksa në komision kryeministri pati deklaruar se aty nuk ka korrupsion.

Bashkangjitur videos me mohimin e së vërtesës mbi incineratorin e Elbasanit nga Rama, krydemokrati Sali Berisha shkruan se djegësi u vendos në punë vetëm dy javë.

Postimi

Djegësi i Elbasanit punoi vetëm dy javë! E blenë vjetërsirë. #sb

Login to post comments