Çmimet e larta të banesave/ Berisha premton: Do ndërhyjmë me rregullat e tregut! Do priten me gërshërë narkoinvestimet

Hënë, 11 November 2024 17:18
 

Lideri i opozitës Sali Berisha tha ne nje takim me gazetarët se qeverisja e PD do te ndalojë narkoinvestimet.

“4 miliardë euro të investuara në kullat e drogës dhe korrupsionit dhe larja e miliarda të tjerave, narkoeurove të grupeve kriminale me kryeqytet Dubain, solli këto çmime të paarritshme dhe i bëri banesat në Shqipëri, një mollë të ndaluar për shqiptarët”, tha Kreu demokrat.

Berisha: Në fakt e keni shumë të drejtë. 

Kjo është një mekanizmat e përzënies së rinisë jashtë shtetit.

Dhe në përllogaritjet e fundit në rang evropian, Tirana del më e kushtueshme për të blerë banesën se sa Mynihu.

Tani a mund të merret me mend se si mund të blihet një banesë në Tiranë nga qytetarët shqiptarë apo nga të rinjtë shqiptarë?

E gjithë kjo situatë e tmerrshme u krijua nga narkoeurot dhe droga.

4 miliardë euro të investuara në kullat e drogës dhe korrupsionit dhe larja e miliarda të tjerave, narkoeurove të grupeve kriminale me kryeqytet Dubain, solli këto çmime të paarritshme dhe i bëri banesat në Shqipëri, një mollë të ndaluar për shqiptarët.

Do ndërhyhet pa diskutim, por ndërhyrja në tregun e banesave do bëhet me rregullat e tregut.

Së pari, do pritet me gërshërët narkoinvestimi. Do ketë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe burimeve të tyre financiare, gjë që do japë një moderim të çmimeve.

Janë 54 mijë apartamente, të cilat duhen 40 vite për t’u blerë me ritmet e sotme.

Nuk përjashtohet mundësia në çdo rast se burime droge ato konfiskohen dhe do përdoren për strehimin e të pastrehëve.

Qeveria nga ana tjetër për të zbutur problemin, do të konsiderojë ndërtesat sociale, ku qytetarët mund të blejnë me çmime të arsyeshme si dhe kreditë e buta për të rinjtë dhe çiftet e reja të pastrehë.

Login to post comments