Beqaj përpiqet të fshehë prangat, në korridoret e Kuvendit ia heqin

Tuesday, 12 November 2024 17:56
 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në kuvendin e Shqipërisë, por këtë herë me pranga në duar, me qëllim që të dëshmojë në Komisionin Hetimor të skandaleve të koncensioneve në Shëndetësi.

Në momentin që mbërriti në selinë e Kuvendit, dhe pasi zbriti nga furgoni i policisë së burgjeve, Beqaj është munduar që të fshehë pranga, duke vendosur pallton mbi duart e kryqëzuara. 

Por kur është futur në ambientet e Kuvendit, edhe policët e burgjeve janë ndjerë më të lirë dhe kanë vendosur ti heqin prangat ish-ministrit Beqaj, i cili ka ecur lirshëm nëpër ambientet, ku dikur shkonte si ministër.

Login to post comments