Berisha: Fitorja e presidentit Donald Trump duhet të frymëzojë çdo shqiptar, të angazhohet në këtë betejë për Shqipërinë

Diel, 17 November 2024 16:50
 

“Mafia shqiptaro-amerikane, Edi Rama-Xhorxh Soros, zgjodhi për të goditur opozitën shqiptare, në një akt që përbën grusht shteti në raport me sovranitetin e Shqipërisë”, tha Berisha gjatw fjalws sw tij nw ceremoninë e 80-vjetorit të vrasjes së 39 intelektualëve të Tiranës nga diktatura komuniste.

Berisha: Pra, mendoj se nderimi më i madh që ne u bëjmë sot, martirëve të fjalës së lirë, martirëve të interesit kombëtar, të besimit tek Zoti, është të bashkohemi dhe të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe. 

Kjo diktaturë për fatin më të keq të këtij kombi, u vendos me bekimin e vendit të madh të lirisë, SHBA-së.

Mafia shqiptaro-amerikane, Edi Rama-Xhorxh Soros, zgjodhi për të goditur opozitën shqiptare, në një akt që përbën grusht shteti në raport me sovranitetin e Shqipërisë.

Në fakt, fantazma e komunizmit, për fatin më të keq, u zgjua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo njësoj si në doktrinën e Marksit, ndërmori një agresion të pashembullt në historinë e njerëzimit, kundër identitetit biologjik dhe psikologjik të individit, dinjitetit të tij, lirisë së fjalës.

Familjes, themel i shoqërisë njerëzore.

Por kombi i madh amerikan bëri mrekullinë, është kombi i mrekullive.

Me datën 5 nëntor, hodhi në koshin e plehrave të historisë të gjithë atë platformë me inspirim marksist-lelinist të qartë, dhe votoi lirinë, votoi Amerikën e traditës së vet më të mirë.

Amerikën e kushtetutës, të njerëzve të lirë.

Kjo sigurisht nuk është një arritje vetëm për qytetarët e SHBA-së.

Fitorja e presidentit Donald Trump është një arritje për njerëzit e lirë, një mrekulli për njerëzit e lirë në mbarë botën.

Kjo fitore duhet të frymëzojë çdo shqiptar, me guxim dhe përkushtim, të angazhohet në këtë betejë shpëtimtare, për Shqipërinë, për shqiptarët.

Modifikuar më Diel, 17 November 2024 16:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...