Berisha: Të vendosur drejt fitores! Sot Shqipëria ka më shumë të burgosur politikë se Rusia apo Tunizia

Diel, 17 November 2024 18:55
 

Në takimin e PD me shqiptarët në Londër, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se demokratët janë të vendosur në rrugën e tyre drejt fitores, ndërsa shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj, kanë një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në fjalën e tij, Berisha komentoi fushatën politike të demokratëve dhe republikanëve në SHBA, ku tha se demokratët harxhuan 1.6 miliardë dollarë dhe përsëri nuk fituan. 

Ai u shpreh se e mori këtë shembull për takimet "luksoze" që kryeministri Edi Rama zhvillon me diasporën. 

Kryedemokrati tha më tej se sot Shqipëria ka më shumë të burgosur politikë se Rusia apo Tunizia.

Berisha: Rikthehemi në fushatën e ekstremistëve të majtë në SHBA dhe atë të Donald Trump. Fushata e të majtëve u bë më 1.6 miliardë dollarë me dorëshkrimin e Hollyëoodit dhe elitës amerikane. Por asgjë nuk i mashtroi qytetarët amerikan. Jua dhashë këtë shembull për të mos u dekurajuar nga kryehajduti Edi Rama që me paratë publike krijon eventet më luksoze. Kjo diktuaturë nuk ka të ardhme. Ne do t’i dalim dhëmb për dhëmb asaj. Ne ishim në ditët e zeza të diktaturës komuniste.

Ne jemi të vendosur të ecim drejt fitores. Por në këtë periudhë, rëndësia e secilit prej jush dhe miqve tuaj në Britanin dhe vende tjera është e jashtëzakonshme. Ju keni në dorë të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshmë me fitoren e opozitës. Kjo është një diktaturë me të burgosur politik më shumë se Rusia. Në Shqipëri liderët e partive opozitare janë të arrestuar ose në burg, njëlloj sin ë Tunizinë. Por ne të gjithë së bashku do i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Asnjë diktaturë nuk ka dëbuar shqiptarë nga Shqipëria se regjimi i Edi Ramës. Vetëm më qëllim që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...