Koordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balli ka bërë thirrje që nesër të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë në protestën kundër buxhetit që varfëron qytetarët dhe buxhetit të vjedhjes.
Thirrja e tij është bërë gjatë një takimi me demokratët e degës 6 në Tiranë, ku të pranishëm ishin kryetarja Onelda Gj. Zefi dhe anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri.
‘Nesër në orën 17:00 të bashkuar kundër buxhetit që varfëron qytetarët për të pasuruar pushtetarët
Në këtë me demokratët në degën 6 bashkë me Kryetaren Onelda Gj. Zefi dhe anëtarin e kryesisë zotin Gent Strazimiri diskutuam mbi aksionin e opozitës dhe kapjen e drejtësisë nga pushteti
Kurrë nuk do të ndalemi së luftuari të keqen, tanimë pushteti i varfërimit të qytetarëve do të shkërmoqet
Nesër ora 17:00 të bashkuar kundër vjedhjes’, shkruan Klevis Balliu në Facebook.