Tenderi i Harvardit

Tuesday, 19 November 2024 16:13
 

Nga Genc Pollo/

“500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë!” 

Fjalia e mësipërme është aq emblematike për situatën e sotme të shtetit dhe aq pikante në zbulimin e moralit të një pjese të shoqërisë tonë saqë mund të vë bast se do të bëhet të paktën slogan fushate; normalisht do të lipsej të ishte referencë në studime mbi qeverisjen e me pak fat do mund të përfshihej në tekste shkollorë në të ardhmen. 

Kjo fjali është një sms e kapur rastësisht nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit që një shefe prokurimi në një kompani shtetërore të madhe (K-sh.a.) i dërgon shefit titullar të saj, administratorit të kompanisë. Bëhet fjalë për një kontraktimin me vlerë 820 mijë euro (99,8% e fondit limit) të CMA shpk. (një studio konsulence) në janar 2020. Kontrolli i Lartë i Shtetit në 20 faqe raport auditi në maj 2022 mbi ketë kontraktim vëren se K-sh.a. nuk ka patur tagër për prokurimin e shërbimit (strategji e sektorit) dhe se këto strategji ekzistojnë të detajuara dhe janë miratuar nga qeveria një vit më parë; pra blerja e shërbimit ka qenë e panevojshme. Më tej ndonjë detajim i këtyre strategjive për K-sh.a. ishte detyrë e një drejtorie jo të vogël brenda kompanisë gjë për të cilën kishte marreveshje për asistencë nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZh). KLSh rendit më tej një sërë shkeljesh ligjore por dhe detaje komike si p.sh. CMA vjel informacione mbi K-sh.a. nga Tatimet, INSTATi e Banka e Shqipërisë kur këto të fundit të tilla informacione i marrin po nga K-sh.a.. Po ashtu KLSh konkludon se CMA nuk përmbush kriteret në fuqi për personelin, nuk ka ekspertizën për detyrën e dhënë; KLSh nuk bindet nga disa cv që CMA i paraqet si nga Growth Lab i Universitetit të Harvardit.

Image

Mbi të gjitha sa shënon KLSh vjen sms e shefes së prokurimit, e cila me një sens të pamohueshëm humori të zi si dhe me një dozë të lehtë vetëposhtërimi servil, njofton shefin titullar (administrator të K-sh.a.) se ata do të marrin rryshfet 40% të vlerës së kontratës (320 mijë nga gjithsej 820 mijë euro).

Tenderi i Harvardit është një rast i pastër i verifikimit të përgjegjësisë personale. Ky koncept, kaq i dashur për kryeministrin sa herë që në qeveri plasin skandale korruptive, nuk është abstrakt. Nëse KLSh e sms tregojnë korrupsion në kompaninë shtetërore, ministri përgjegjës lipset të shpjegojë se si ka reaguar ndaj auditit të KLSh në maj 2022 (për sms mund të pretendojë padituri, “dardha mbas shpine” etj.). Kjo shpresë zbehet po të dëgjosh ministrin në fjalë teksa i përgjigjet pyetjeve opozitare në një komision parlamentar lidhur me tendera të ngjashme. “Do t’ju çoj në SPAK me videon e kësaj pyetje” ishte sqarimi i vetëm. Megjithatë kjo nuk është arsye që ministrit të mos i bëhet pyetja si më lart me gojë e me shkrim.

Tenderi i Harvardit gjithashtu është një rast i pastër i konceptimit kriminal të aktit zyrtar. Siç shkruante në verdikt gjyqtari maltez Depasquale në çështjen VGH që inkriminoi ish kryeministrin Muscat (shih shënimin tim “Shembulli maltez” 8 korrik 2024 në këtë media) “mashtrimi financiar ishte kryer gjatë tre fazave të procesit: para fillimit të procedurës, gjatë negociatave dhe me nënshkrimin e kontratës; pra ka pasur një përbetim kriminal mes qeverisë dhe kompanisë (koncesionare)”. Edhe SPAKu i afrohet teorikisht këtij koncepti me raportin vjetor 2023 ku shënon se në tendera e PPP: “vërejmë ndërhyrje të drejtpërdrejta të funksionarëve të lartë publik, të cilët negociojnë paraprakisht, qoftë pa u shpallur procedura e tenderit/koncesionit me subjektin juridik, i cili më pas do të shpallet fitues” (f.34).

Por SPAKu për këtë formë të veprës penale deri sot ka mbetur në nivelin teorik.

A do të konkludojë SPAKu (e mbas tij gjykata) se në Tenderin e Harvardit kemi këtë lloj përbetimi kriminal? Kjo mbetet për t’u parë.

Por e sigurt është se në një përbetim kriminal të qartë si rastet e inceneratorëve në Fier dhe Elbasan SPAKu dështoi të vinte pikat mbi i; akuzat ishin për paligjshmëri e korrupsion rutinë ndaj personave nën nivelin e konceptim/aprovimit të skemës mashtruese.

A do të bëjë SPAKu të njëjtën gjë me inceneratorin e Tiranës me hetimet që po zgjaten pambarim? Edhe kjo mbetet për t’u parë?

P. S. Zbulesë:  administratori i K-sh.a. ka qenë një drejtor i vlerësuar edhe në qeverinë Berisha; si ministër me të kam bashkëpunuar pesë vjet dhe jam ndarë me përshtypje të mira.

Genc Pollo - Ish minister e deputet

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...