Të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar para Kuvenmdit, teksa ligjbërësit diskutojnë buxhetin e vitit 2025. Në mesin e prodtestuesve dhe folësve, janë edhe pensionistë, të cilët preken drejtpërdrejt nga ky buxhet.
Një pensioniste, në fjalën e saj në protestë, tha se kryeministri është armiku i betuar i shqiptarëve, pasi sot pensionistët po vuajnë për gjënë kryesore, ilaçet, pa të cilat nuk mund të jetojnë.
Mirëmbrëma bashkëmoshatarët e mi.
Sa vuajnë pensionistët shqiptar, sa i kanë të ardhurat?
Dikur shqiptarët vuanin për pak bukë, ujë dhe kripë, ndërkohë sot, shqiptarët vuajnë për gjënë kryesore, qe nuk mund ta blejnë, vuajnë për ilaçet, pa të cilat nuk mund të jetojnë.
Ky po i vdes, ky kryeministër, ky armik i shqiptarëve, armik i betuar i shqiptarëve.
Teksa vinim këtu, kishte policë në katër anët, pse i duhet gjithë kjo polici Edi Ramës.