Qytetarë të shumtë u grumbulluan sot përpara Kuvendit për të protestuar në prag të votimit për buxhetin e vitit që vjen.
Të pranishëm ishin shumë pensionistë, që janë shtresa më e prekur nga keqqeverisja e Edi Ramës. Ata kërcënuan se do të largohen në Kosovë, pasi atje pensionet janë më të larta se në Shqipëri.
“Kemi ardhur për t’u drejtuar në drejtim të parlamentit sepse ai është parlamenti që kemi ndërtuar ne. Kemi kontribuar ne dhe jo Spiropali që të na drejtojë Kuvendi.
Të hyjmë në parlament dhe të verifikojmë punën e kryer tonën. Nuk i lejojmë këta sharlatanë të nëpërkëmbin pensionistët.
Si tha kryeministri, mbeturina protestues. Po ai nuk është kryeministër, është hale. Prandaj i bëj thirrje që ne pensionistët, edhe në kohë të vështirë me shi, të bëhemi të fortë dhe ta shporrim këtë sa ma shpejt. Ilaçi më i fortë është ta largojmë menjëherë këtë kryeministër sepse është Shqipëria që kemi ndërtuar ne.
Ka mobilizuar 1500 forca kundër nesh, pensionistëve. Edhe serbi në vitin 1999 nuk ka mobilizuar kaq shumë forca kundër kosovarëve. Turp e faqja e zezë për këtë kryeministër që mashtron me 100 euro apo 150 euro.
Ose na jep pensionin që meritojmë, ose përndryshe do shkojmë në Kosovë tek Albini jonë se ai ka pensionet më të larta,” tha një pensionist.
Protesta u zhvillua nën kushte të këqija të motit.
Pas fjalimeve të qytetarëve dhe pensionistëve, tubimi u mbyll.