Lideri i opozitës, Sali Berisha solli në vëmendje një nga skenat më të rënda që mund të ndodhin në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku ministret e Edi Ramës, qeshnin e zgërdhiheshin me njëra tjetrën, në kohën kur deputeti i PD-së, Asllan Dogjani kërkoi 1 min heshtje në nder të shpirtit të 14-vjeçarit që u vra me thikë, kërkesë e cila nuk u pranua nga mazhoranca socialiste.
‘Kur deputeti kërkoi të nderojë me 1 minutë heshtje shpirtin e 14-vjeçarit, ministret e tua vazhdonin llap a llap me njëra-tjetrën. Turpi ju mbuloftë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Të dashur miq!
Protesta qytetare është akti më i ligjshëm për shpirtin e Martinit dhe çdo rast tjetër ndaj dhe ti shprehim edhe njëherë ngushëllime familjes së Martin Canit, ekipit të tij, shoqeve, shokëve, të afërmeve, nxënësve të shkollës ‘Fan Noli’ për këtë akt që ka tronditur vendin, çdo të madh e të vogël në Shqipëri, por jo qeverinë, ministret.
Edi Rama çfarë mund të ju thuash ti shqiptarëve? Çfarë mund të ju thuash ti, por ju jeni njësoj. Por soj si ju nuk ka parë toka.
Kur një deputet kërkon të nderojë me 1 minutë heshtje shpirtin e 14-vjeçarit, ministret tua jo që nuk lëvizën vendit, por vazhdonin gjysëm në ekstazë, llap a llap me njëra-tjetrën, duke u dëshmuar shqiptarëve se atyre dhe ty bashkë me to, nuk ua ndjen për asgjë, përveç se për para që vjedhin e vjedhin çdo ditë shqiptarëve.
Turpi ju mbuloftë kudo që jeni. Rracë e shpifur, rracë e shpifur.