Të martën e 26 nëntorit, opozita shqiptare ka paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare në Tiranë.
Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu tha se kjo protestë do të sjellë kryeqytetin në duart e sovranit.
“Ditën e martë në orën 17:00, Tirana do t’i kthehet qytetareve.
Kjo protestë do të sjellë kryeqytetin në duart e sovranit, rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht përballë Narkoqeverisë Rama.