Berisha: Në një kohë të shkurtër, ka një përmbysje të plotë të qëndrimeve ndaj narkoshtetit shqiptar dhe PD-së

Saturday, 23 November 2024 21:20
 
 

Gjatë fjalës së tij me drejtuesit politikë të qarqeve, kryedemokrati Sali Berisha tha se, brenda një kohe të shkurtër ka një përmbysje të plotë të qëndrimeve ndaj PD-së dhe narkoshtetit.

Berisha vuri në dukje këtu, dy rezolutat e bëra brenda një jave nga CDI-ja dhe Partitë Popullore Europiane. 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, në një hark kohor të shkurtër, ka një përmbysje të plotë të qëndrimeve ndaj narkoshtetit shqiptar dhe PD-së.

Të mos harrojmë se sot, në spektrin botëror të qendrës së djathtë dhe të djathtë, Shqipëria përbën, pas zonave të luftës, problemin më madhor për shkak të narkoshtetit, për shkak të mungesës së zgjedhjeve të lira, të burgosjes së opozitës, të krijimit të sipërmarrjes qeveri-krim i organizuar, të plaçkitjes si asnjëherë më parë të qytetarëve, të zbimit të tyre nga Shqipëria.

Ky realitet dramatik shqiptar, i sanksionuar tashmë në dokumentet më themelore të CDI, organizatës më të vjetër të forcave politike të qendrës së djathtë që grupon 109 parti nga mbi 100 e ca vende të të gjithë planetit.

Sanksionimi në rezolutën e PPE, të miratuar në Maltë, i problematikave të mëdha me të cilat përballet Shqipëria, mbështetja e madhe, e jashtëzakonshme për demokratët dhe demokracinë, për opozitarët dhe opozitaret, duhet të jetë një frymëzim i madh për çdo qytetar shqiptar.

Por jo vetëm një frymëzim, por edhe një detyrim madhor.

Partitë simotra, 109 parti të CDI, 83 parti të PPE, dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme për PD-në dhe shqiptarët.

Kjo kërkon që ne të bëjmë fuqishëm detyrën tonë.

Ata presin nga ne përballjen më të suksesshme me narkodiktaturën.

Ata presin nga ne që këtë mbështetje të madhe dhe të merituar ta shndërrojmë në fuqi dhe frymëzim, në betejën tonë kundër narkoshtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...