Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me shqiptarët e Londrës në kuadër të turit të diasporës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste.
Nuk mund të mos binte në sy mosreagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me takimin e kryeministrit në Londër. Siç e shikoni edhe në foton e mëposhtme Veliaj jo vetëm se ka dhënë live në rrjetet sociale, por nuk ka bërë asnjë reagim për takimin e kreut socialist në Londër.
I ndodhur mes hallesh për shkak se SPAK ka futur “kthetrat” duhe hetuar Bashkinë e Tiranës, pasurinë e Veliajt dhe shumë afera dhe skandale të tjera, Veliaj konfirmoi sot publikisht ndarjen përfundimtare me Edi Ramën, ndarje e cila ka nisur kohë më parë edhe me disa protesta të organizuara nga kryebashkiaku kundër ministrave socialist apo sulme të ndryshme mediatike të pandalshme e deri në shkrime në mediat e huaja.
Në takimet e Ramës me shqiptarët nga Europa në SHBA, Erion Veliaj ka shkuar si “bisht” pas kryeministrit dhe si gjithmonë për të qenë në qendër të vemendjes ka postuar foto e video pa fund në rrjetet sociale a thua se ishte ai organizatori dhe pjesa e suksesit.
Nga Athina në Milano më pas takimet e Edi Ramës në New York dhe në Selanik, Veliaj ka dhënë live dhe ka postuar në “Facebook” video pafund ku ndihet krenar për shqiptarët e Italisë, SHBA-së apo Greqisë.
Por, pse s’po ndihet më krenar Veliaj për takimet e tjera të Ramës edhe në Londër?
Ngjarjet e fundit, tregojnë që raporti mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut tëTiranës, Erion Veliaj po shkon drejt fundit dhe vetë kryebashkiaku i Tiranës është hedhur në veprim me sulmet e tij apo indiferencën në rrjetet sociale.
Edhe gjatë takimit të kryeministrit me shqiptarët e Athinës më 12 maj të këtij viti, Veliaj iku me pushime me bashkëshorten e tij në Venecia, pasi siç dukej qartazi Rama refuzoi ta përfshinte me stafin që do udhëtonte me të në kryeqytetin grek, duke e shmangur për të disatën herë. Më pas vrapoi për në Milano dhe deri në New York.
Si një qen pas të zotit, Erion Veliaj deri më sot ishte “Po, si urdhëron!” me Ramën, por çfarë po ndodh këto ditët e fundit është e qartë me aksionin e Veliajt kundër ministrave të Ramës dhe sot me injorimin e kryeministrit në Londër.
Erion Veliaj po mundohet të fshihet pas gishtit duke hequr përgjegjësitë nga vetja, pasi siç duket është lënë i braktisur dhe në pritje për të përfunduar pas hekurave për shkak të hetimeve të shumëfishta nga SPAK.