Klevis Balliu, koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, ka zbuluar planet e opozitës për protestën e 26 nëntorit, duke theksuar se do të bllokohen 6 akse kryesore të kryeqytetit si pjesë e aksionit të vazhdueshëm të opozitës dhe mosbindjes civile.

I ftuar në studion e News24, Balliu theksoi se kjo protestë nuk është një çështje e një partie politike, por një kërkesë për siguri, pluralizëm politik dhe votë të lirë, që janë çështje që i përkasin të gjithë kombit. 

Balliu shtoi se përballja me kryeministrin Edi Rama nuk është politike, por një përballje me “tallava dhe krim”, duke akuzuar qeverinë.

Ai nënvizoi rëndësinë e organizimit dhe bashkimit të shoqërisë shqiptare në këtë kauzë, duke theksuar se vetëm me unitet do të arrihet ndryshimi.

Balliu zbuloi se në datën 26 nëntor, gjatë protestës së opozitës do të bllokohen 6 akse kryesore të Tiranës.

 

“Do të bllokojmë 6 akse kryesore të kryeqytetit në protestën e 26 nëntorit. Kjo nuk është çështja e një partie politike, sepse siguria dhe pluralizmi politik, vota e lirë, etj nuk janë çështjet e një partie, por të kombit. Me Edi Ramën nuk kemi përballje politike, sepse ai nuk vjen me një program që s’jemi dakord, por vjen me tallava dhe krim. Organizimi sot është jetik, por duhet të bashkohemi si shoqëri”, u shpreh ai.