Narkodiktatura e Edi Ramës ka kaluar në një tjetër stad, pasi gjatë protestës së pasdites së sotme të opozitës, ka tentuar ta shuajë atë duke ushtruar dhunë brutale ndaj protestueve nëpërmjet Policisë së Shtetit.
Në momentin që nuk e ka arritur këtë objektiv të urdhëruar nga lart, policia ka hedhur gaz dhe ujë drejt protestuesve paqësorë të cilët janë mbledhur te Bashkia e Tiranës, por një gjë e tillë nuk i ka demoralizuar protestuesit, të cilët vijojnë të protestojnë në rrugë.
Gjithashtu një tjetër incident është shënuar te ‘Rruga e Elbasanit’, ku drejtuesi i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka urdhëruar dhunën ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, si dhe ndaj protestuesve, ku një prej qytetarëve ka humbur jetën.