Rikthimi në Kuvend/ Berisha do të depozitojë 2 amendamentet për Buxhetin: Minimumi jetik…

Diel, 01 December 2024 21:14
 

Rikthimi i Sali Berishës në Kuvend pas një viti arresti politik me urdhër të Edi Ramës, duket se do të jetë i furishëm që seancën e parë. 

Msohet se kryetari i PD do depozitojë personalisht dy amendamentet për buxhetin e shtetit 2025.  

Kryedemokrati do të dorëzojë dy amendamente, të cilat sikurse e përcakton rregullorja prezantohen nga deputeti propozues. 

I pari ka të bëjë me Pezullimin e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të  minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë. 

Amendamenti i dytë ka të bëjë me ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve. 

Këto amendamente, përfshihen në mesin e 34 amendamentesh të tjera të propozuara nga PD. PD ka deklaruar se krye-amendament ka atë për përcaktimin e minimumit jetik, por edhe më shumë mbështetje për pensionistët, shëndetësinë e arsimin. 

Amendamendamentet që pritet të propozojë Berisha:

1. Pezullimin e të gjitha prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të  minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve. 

PD kishte depozituar në Kuvend në total 20 amendamente shtesë për Buxhetin 2025, i cili këtë javë që u mbyll kaloi edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave nen për nen, ku u miratuan shtesa për 21 institucione, në bllok për ato të Drejtësisë së re, me vlerë mbi 2,3 mld lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...