Hajdutët flasin me gojën e Koçiut/ Ministrja e Ramës rritjen e pënsioneve dhe minimumin jetik e quan lëmoshë

Tuesday, 03 December 2024 20:32
 

Qeveria që pretendon se është socialiste tallët dhe përqesh pënsionistët, të cilët kanë punuar një jetë për këtë vend duke i cilësuar lëmoshë që nuk duhet dhënë rritjen e pensioneve për mbi 800-mijë pënsionistë.

Pasi kanë rrëzuar propozimet e opozitës me forcën e kartonëve, hajdutët e rilindjes kanë nxjerrë Albana Koçiun që të deklarojë se nuk kemi për t’i rritur pensionet. 

Albana Koçiu foli kundër amendamenteve të opozitës për vendosjen e minimumit jetik, pasi sipas saj shtresat e varfëra nuk kanë nevojë për lëmoshë por duhet të integrohen në tregun e punës që të thyjenë ciklin e varfërisë. Sipas Koçiut pensionistët duhet të dalin të punojnë ende të sigurojnë të ardhurat për veten.

Madje Koçiu e cilëson aspak serioz propozimin e opozitës për minimumin jetik dhe rritjen e pensioneve.

Rilindja rezulton përveçse mazhoranca më e korruptuar në 34 vite pluralizëm, por edhe e vetmja që për 12 vite në pushtet nuk i rriti kurrë pensionet për shtresën me më shumë kontribute në shoqëri dhe më në nevojë.

"Aspak serioz që i ka kaluar koha me vakt dhe nuk mund të vendoset pa studim. Politikat e mirëqenies sociale janë të përqëndruara në ritjen e pagave, punësimit dhe rritjen e pensioneve. Kemi në çuar në 64% pjesëmarrjen e punës. 22% mbuloheshin nga skema e ndihmës ekonomike në vitin 2013, sot 82%. S’mund të japim lëmoshë pa integruar njerëzit që të punojnë dhe të thyejnë ciklin e varfërisë. Shtresat e varfëra kanë nevojë të integrohen në tregun e punës dhe jo të mbështeten me lëmoshë. Nënat që nuk punojnë dot se po rrisin fëmijët, qeveria i ka në fokus për t’i mbështetur. “Baby bonus” për nënat e reja që sjellin në jetë një jetë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...