Berisha bën denoncimin: Pëllumb Salillari bën ligjin në Tiranë! Shteti i ryshfetit mbron shkeljen e rëndë

Tuesday, 03 December 2024 20:49
 

Lideri i opozitës Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari i cili denoncon biznesmeni Pëllumb Salillari, i cili sipas denoncimit ka ndërtuar 2500 m² pa leje pranë Kopshtit Zoologjik, duke rrezikuar seriozisht strukturat e pallateve përreth, gjithashtu duke përvetësuar 1500 m² nga territori i Kopshtit Zoologjik, me dijeninë dhe mbështetjen e Bashkisë Tiranë.

Në denoncim theksohet se prokuroria ka mbajtur përgjegjës administratorin e firmës për shkeljet, duke shpëtuar vetë pronarin nga ndjekja penale.  Sipas qytetarit, Salillari ka falsifikuar dokumente dhe ka ndërtuar shtesa të paligjshme pa shpërblim për pronarët e ligjshëm.  Përveç ndërtimeve pa leje, qytetari pohon se Salillari ka ndërhyrë ilegalisht në rrjetin elektrik dhe ka përvetësuar ambiente të përbashkëta. Banorët e zonës kanë ngritur vazhdimisht shqetësime, por institucionet shtetërore kanë heshtur. Në fund, qytetari akuzon kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për bashkëpunim me Salillarin dhe mbrojtjen e tij në këmbim të financimeve elektorale. 

POSTIMI I BERISHËS:
Pëllumb Salillari bën ligjin në Tiranë!
Ai ka bërë 2500 m2 ndërtime pa leje. Ka marrë 1500 m2 tokë nga Kopështi Zoologjik.
Pas bllokimit të ndërtimit pa leje, arrin t’i zhbllokojë, sepse Lali Vjedhësi e ka në xhep.
Prokuroria Felaj mban përgjegjës administratorin sepse, sipas tij, Salillari nuk ka patur dijeni.
Pallatet e banorëve kërcënohen nga dëmtimet në themele: shteti i ryshfetit e mbron shkeljen e rëndë të ligjit.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor!
Uroj te jeni mire familjarisht.
Po ju dergoj disa foto e video, se cfare po ndodh ketu tek kopshti zoologjik nga oligarku salillari.
Ky oligark nuk ka te ndalur ne bemat dhe paligjshmerite e tije, pasi jo vetem grabit fondet publike dhe nuk paguan as taksa e tatime, por eshte kthyer ne nje shqetesim serioz per vite me radhe per banoret e pallateve dhe gjithe lagjes tek kopshti zoologjik.
- Ka ndertuar mbi 2500 m2 pa leje, duke rrezikuar shembjen e pallatit ngjitur, i cili krijoi te cara ne themele, duke rrezikuar jo vetem shembjen e tije, por edhe jeten e banoreve. Vete ish ministri Cuci deklaroi konfiskimin e pallatit pa leje (punimet u pezulluan ca kohe), duke i dhene mundesine salillarit te fallsifikonte dokumentat, te bente kontrata porosie fallso, sikuar ju ka shitur punonjesve te vet 3-4 hyrje secilit, per te bere me pas gjyqe farse me qellim qe te hiqte masen e sekuestros, (per kete ka dokumenta te fallsifikuara qe jane perdorur ne procese gjyqesore).
Per kete ndertim pa leje salillari eshte edhe ne ndjekje penale dhe eshte derguar ne gjykate nga prokuroria, por megjithse eshte ne ndjekje penale, vozhdon e grabit fonde publike ne kundershtim me ligjin.
Kjo sepse prokuroria e tiranes , per ndertimin pa leje ka bere fajtor administratorin e salillarit shpk, (lulezim salillarin) dhe jo pronarin e firmes Pellumb Salillari (sipas prokurorise pellumbi nuk dinte gje per pallatin e tije pa leje, deri ketu arrin drejtesia qe kemi).
Kjo eshte bere nga prokuroria me qellim qe:
Se pari te shpetoje fajtorin e vertete Pellumb Salillari nga ndjekja penale per ndertimin pa leje.
Se dyti firma e tije salillari shpk te vazhdoje te grabise fonde publike neper tendera sic ka bere deri me sot.( sepse po te ishte ne ndjekje penale, nuk mund te merrte pjese ne tendera publike).
Nderkohe vete deklaron se e kam mbyllur ceshtjen.
Me gjithe denoncimet e banoreve ne media e institucione shteterore, punimet rifilluan pas zgjedhjeve te majit te vitit kaluar, si shperblim per financimin e fushates se PS-se, gje qe eshte denoncuar sidomos ne kucove.
- Ne dy pallate ekzistues ka ndertuar 2-3 kate pa leje , ndertime te cilat i ka legalizuar, duke mos u dhene asnje m2 pronareve te ligjshem (sic duket qellimi i ndertimit pa leje ka qene jo vetem shmangia e detyrimeve ndaj shtetit, por edhe shmangia e pronareve te lugjshem duke mos u dhene pjesen qe u takonte).
Nuk mjaftohet me kaq, por nderton prape nga nje kat shtese , mbi katet pa leje, ne njerin eshte marre nje leje pjesore, ndersa ne pallatin tjeter eshte ndertuar pa leje nje kat i tere plus verande.
- ⁠Ka pervetesuar (grabitur)mbi 1.500 m2 toke te kopshtit zoologjik , duke spostuar rrethimin e kopshtit, perpara pallatit ku ka ndertuar 2.500 m2 pa leje. Kjo grabitje eshte bere me dijeni dhe ne bashkpunim me bashkine dhe vete Erion Veline. Kjo konstatohet lehtesisht po te krahasosh harten e vjeter te rrethimit te kopshtit zoologjik me gjendjen faktike sot.
- ⁠Aktualisht eshte duke kryer punime pa leje ne njerin pallat, ku ka dhe zyrat salillari, duke rrezikuar themelet e krejt pallatit, ka pervetesuar ambiente te perbashketa te banoreve te pallatit, ka nderhyre ne rrjetin elektrik, ne menyre te paligjshme, per te cilat po ju dergoj edhe disa foto e video.
- Per te gjitha keto shkelje flagrante te ligjit banoret jane ankuar disa here ne institucionet perkatese, por institucionet heshtin, nuk kane vepruar. Kjo pasi vete salillari deklaron se : lali erin e kam ne xhep, e kam mik, e kam financuar ne fushate, ai do jete e ardhmja e PS-se dhe dhe e shqiperise, nuk pyes per te tjeret.
Ne banoret e lagjes kete e shohim cdo dite, pasi policia bashkiake ketu eshte kthyer ne polici private te salillarit, duke qendruar me turne jo vetem per te garantuar paligjshmerite e tije, por duke mbajtur hapur rrugen, qe te mos pengohen makinerite e renda te salillarit.
Keto jane baterdite e salillarit verem tek kopshti zoologjik.
Imagjino cfare ben ky oligark ne shkalle vendi.
Ju lutem denoncojeni kete sms dhe videot Doktor.
Duke ju uruar shendet te plote e jete te gjate.
Me shume respekt per Ju!
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...