Licaj: Kjo narkoqeveri është e Sorosit, e rusëve, vetëm e shqiptarëve nuk u bë kurrë

E mërkurë, 04 December 2024 19:36
 

Aktori i njohur Neritan Licaj, në fjalën e mbajtur në protestën e organizuar nga opozita dhe qytatarët para bashksië së Tiranës, u shpreh se qytetarët nuk janë dorëzuar të te Teatri, mirëpo erdhën përfaqësuesit e këtij narkoshteti dhe e prishën me dhunë.

'Ju keni bërë atë që nuk e ka bërë asnjë në historinë e njerëzimit dhe policia që ka si detyrë t’i ruajë këto institucioni, i prishi me dhunë’- u shpreh aktori. 

Neritan Licaj:

'Donald Trump ka një gjë të mire, dhe thotë: 'Never Give Up' Dhe këtë e kam vërtetuar mjaft mirë me punën e Teatrit.

Unë më këtë (Veliajn) nuk kam punë, i ka paditë rresht  ky, Rama,  Këshilli Bashkiak, ish-drejtori juaj i policisë, ish-ministri aty i kanë të gjitha.

Ne sot nuk u dorëzuam te Teatri, mirëpo erdhët ju dhe e prishët me dhunë dhe keni bërë atë që nuk e ka bërë asnjë në historinë e njerëzimit  dhe policia që ka si detyrë t’i ruajë këto institucioni, i prishi me dhunë.

Putin kur hyri në luftë , trupat ruse bombarduan teatrin, nëse e mbani mend dhe tani më 31 dhjetor (që ai është pushtues i huaj), mbushet një vit tani që ai vajti vetë dhe e inaguaroi.

Kurse ne na e prishët ju dhe e di që nuk ju pëlqen, sepse ka pasur dhe policë që kanë hequr kapelët, por ju në fund jeni shqiptarë si ju edhe unë.

Dhe kur flini gjumë, ato pak orë që flini,  pasi ju mbajnë në punë si kafshë,  ju vjedhin dhe del pastaj shqiptari kundër shqiptarit te kjo parti komuniste, kineze, ruse e Sorosit, po vec shqiptare nuk u bë kurrë kjo parti'.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...