Berisha: Koreja e Jugut desh mori flakë për një çantë Dior! Këtu ministret mbajnë çanta deri në 500 mijë euro

E mërkurë, 04 December 2024 19:53
 

Në fjalën e tij para grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha trajtoi gjithashtu temën e luksit dhe shpenzimeve të zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Ai e ilustroi argumentin e tij duke përmendur një rast nga Koreja e Jugut, ku një çantë Christian Dior e Zonjës së Parë kishte shkaktuar zemërim të madh publik.

Berisha vuri theksin te çantat e shtrenjta të ministreve dhe zyrtarëve shqiptarë, duke treguar se ato janë shumë më të kushtueshme. Ai i ftoi gazetarët të dokumentojnë me foto luksin e dukshëm të klasës politike, duke e konsideruar këtë një çështje me rëndësi publike. Përmes këtij diskutimi, ai kritikoi mënyrën si përdoren fondet publike dhe standardet e qeverisjes. 

FJALA E BERISHËS:

Dhe së fundmi, një vend partner, një vend demokratik, një vend me një shkallë zhvillimi nga më të lartat, të jemi realistë, Koreja e Jugut, të mos harrojnë qytetarët shqiptarë se desh mori flakë për një çantë.
Për një çantë Christian Dior të Zonjës së Parë.
Të cilën, për hir të së vërtetës e kishin denoncuar disa kohë më parë.
Nuk jam në gjendje t’u them hollësira se mund të ketë edhe faktorë të tjerë, por presidenti tërhoqi ligjin e luftës që e shpalli pas 50 vitesh.
Dhe këta që u zemëruan, ishte fjala për çantë, një çantë Christian Dior, por e vërteta është që çantat Christian Dior nuk janë më të kushtueshme.
U them shqiptarëve unë, se çantat që hyjnë dhe dalin në parlament nga qeveritaret, Hermes, Birkin, Bottega Venetto, Louis Vuitton, vetëm shihni...
I ftoj mediat t’ua fotografojnë çantat ministreve... se ato nuk duken.
Ato kushtojnë, u jap fjalën ju, nga 200 gjer në 500 mijë euro.
Që i thotë Ulsiu banditit, e dua edhe një çantë Louis Vuitton, pastaj vjen e ndan me Altin Dumanin.
Po, po, janë të vërteta këto.
E thekson, Louis Vuitton e don, kurse ai i thotë për kë e don, e kuptoni vetë ju....
Pra, kjo është për qytetarët tanë. Koreanët kanë një nga standardet më të larta në botë dhe e vërteta është se pas problemeve që kanë pasur në vitet e pasluftës, janë një demokraci, kanë arritur në mënyrë evolutive të vendosen si një demokraci.
Dhe për çantën Christian Dior të Zonjës së Parë u krijua ajo që nuk kishte ndodhur kurrë.
Po të jetë për çantën, ju garantoj se çantat e ministreve, për të mos thënë pastaj ca drejtoreshave, janë të paktën 3 herë më të kushtueshme se çanta e Zonjës së Parë të Koresë së Jugut.
Prandaj duhet të fotografohen sa më shumë të gjitha objektet, se unë e kam theksuar se aty hyn si një sallon mode dhe jo si në parlament çka unë e ndjej veten jo mirë.
Por dhe ju gazetarëve ju ftoj në emër të interesit publik të fotografoni sa më shumë çantat e tyre.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...