Kreu demokrat Sali Berisha në emisionin “Open” në News24, duke folur për dekretin e Presidentit që zgjedhjet parlamentare të mbahen në 11 maj, tha se Bajram Begaj firmosi dekretin që i përcaktoi Edi Rama.
Berisha tha se zgjedhjet nuk do të bojkotohen. Ai tha se opozita insiston për qeveri teknike, por në 2025 është rradha jonë e fitores.
“Do të bëjmë gjithçka për ta larguar nga pushteti, është rradha jonë për të fituar. Kanë ndryshuar dy gjëra shumë të mëdha: janë dy rezoluta të dy organizmave mjaft të mëdha, që janë shkatërrimtare për Edi Ramën dhe regjimin e tij.
Njëra prej është votuar nga 108 parti të qendrës së djathtë në mbarë Botën. Keni rezolutën e PPE-së, ku Edi Rama ka dërguar me dhjetra mesazhe që të mos miratohej rezoluta. Ka dërguar mesazhe duke thënë se do të bënte reformimin e opozitës, me pak fjalë e ka shpallur veten diktator.