Pasi heshtën për aksionin e BKH në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e Erion Veliajt, mediat e qeverisë kanë nisur të raportojnë me regji lajmin.
Sipas tyre, SPAK ka sekuestruar celularin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt.
Mediat e Karlo Bolinos raportojnë me regji se nuk ka pasur kontroll në banesë, por vetëm i është marrë celulari të shoqes.
Ndërkohë, Top Channel thekson se aksioni u krye kur Erion Veliaj nuk ishte në banesë, por në Hamburg.
“Kryebashkiaku Veliaj ndodhet ndërkohë për një vizitë dy ditore në Hamburg, ku siç ka njoftuar zyra e tij e shtypit, ka zhvilluar takime me Kryebashkiakun e Parë të Hamburgut, Peter Tschentscher dhe Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit. Burimet bëjnë të ditur se në shtëpinë e kryebashkiakut në momentin që kanë shkuar hetuesit e BKH-së kanë qenë bashkëshortja e tij dhe djali i mitur,” raporton Top Channel.