Mediu takime me Senatorët Republikanë/ Në fokus, pamundësia e zgjedhjeve të lira, korrupsioni, krimi në Shqipëri dhe situata në rajon

Saturday, 07 December 2024 15:21
 

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është takuar me senatorë republikanë në Uashington, gjatë vizitës së tij në SHBA.

Mediu në takimin me Senatorët Ted Cruz të TX, sen Mike Lee Utah dhe Sen Rick Scott Florida, edhe pse në një kohë dhe agjendë shumë të ngarkuar për ta në takime me të nominuarit nga Trump për administratën e re Amerikane, kishte në focus të bisedës situatën politike në të cilën ndodhet Shqipëria.

‘Me Senatorët diskutuam për gjendjen dhe problemet në Shqipëri, pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, korrupsionin dhe krimin si dhe situatën në rajon dhe nevojën e një bashkëpunimi të gjithë vëndeve anëtare të NATOs për të përballuar veprimet keqëdashëse të Kinës, Iranit dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit’, thuhet në reagimin e Mediut.

Takimi, vjen një ditë pas miratimit të rezolutës së IDU-së, partitë e djathta të qendrës në SHBA dhe Britaninë e Madhe, teksa këta të fundit kërkojnë për herë të parë qeveri teknike, si masë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe ndaljen e persekutimit politik të liderve të opozitës.

'Në vizitën në washington DC: pata kënaqësinë  të zhvilloja takime në Senat dhe të takohesha me Senatorët Ted Cruz të TX, sen Mike Lee Utah dhe Sen Rick Scott Florida edhe pse në një kohë dhe agjendë shumë të ngarkuar për ta në takime me të nominuarit nga Trump për administratën e re Amerikane. Me Senatorët diskutuam për gjëndjen dhe problemet në Shqipëri, pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, korrupsionin dhe krimin si dhe situatën në rajon dhe nevojën e një bashkëpunimi të gjithë vëndeve anëtare të NATOs për të përballuar veprimet keqëdashëse të Kinës, Iranit dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit'.

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...