Kryedemokrati Sali Berisha përmes një bashkëbisedimi me qytetetarët në rrjetet sociale, tha se pas ‘spiunit’ Alban Dabulla në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, qëndron ky I fundit.
Sipas Berishës, të premten ishte beteja mes Kodrës së Diellit dhe Sarajeve të Surrelit, ku në të vërtetë Alban Dabulla pati një lor përcaktues, ku përmes kodeve mafioze i dërgoi mesazhin e fshehët kryeministrit Rama.
Dabulla, sipas kryedemokratit Berisha, i çoi Ramës foto të Olsi Ramës me kolumbianët e laboratorit të Xibrakës
‘Dabulla i dërgoi Surrelit dhe jo vetëm, fotografitë e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, me kolumbianët alkimistë të Xibrakës. Regjistrime që kishte nga aktiviteti i bandës së Xibrakës’.
Do të ndalem shkurtimisht, por edhe në një betejë tjetër, që u zhvillua dje, në orët më të para të mëngjesit dhe gjatë ditës këtu në vend, betejë të cilën mediat e pavarura e cilësuan si një betejë midis Kodrës së Diellit dhe Sarajeve të Surrelit, dhe me një element të veçantë, ultimatumin ‘Dabulla’, u shpreh Berisha.
Çfarë ndodhi dje?
Dje në orët e para të mëngjesit, ekipe të tëra të Skapit mësynë në shtëpinë e banimit të lali vjedhësit. Por dera e banesës nuk u hap të paktën për 1 orë e gjysmë.
Ekipet që kishin shkuar aty me mandat gjykate për të ushtruar kontroll dhe të gjitha veprimet, nuk guxuan të hapnin derën me forcë siç kërkon rregulli.
Por u prit gjersa në derë u paraqit një personazh, që askush nuk e imagjinonte se do të mund të ishte ai që do të hapte derën. Nuk ishte i vëllai i zonjës Veliaj, nuk ishte as kunati i saj, nuk ishin familjarët, nuk ishin punonjësit e bashkisë.
Por aty u paraqit Alban Dabulla, si i plotfuqishëm dhe vetëm pas paraqitjes së Dabullës, dera u hap.
Ndërkohë, Erion Veliaj nga Hamburgu në statusin e tij të parë u fotografua me një tigër, në fakt më mirë të kishte vendosur një hienë, se hiena i përshtatet atij. Por tigri ishte simbol i forcës dhe kërcënimit dhe natyrisht ndaj sarajeve të Surrelit dhe Edi Ramës.
E vërteta është se në këtë betejë, me kode mafioze që vazhdoi gjithë ditën, Alban Dabulla me ultimatumin e tij, luajti një rol përcaktues.
Dabulla i dërgoi Surrelit dhe jo vetëm, fotografitë e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, me kolumbianët alkimistë të Xibrakës. Regjistrime që kishte nga aktiviteti i bandës së Xibrakës.
Për një ndërprerje të shkurtër në dosjen e Xibrës, njëri nga emrat krahas Ermal Hoxhës, Gentian Gjonajt, është edhe Dabulla, Besnik Dabulla, i vëllai i Albanit.
I vëllai i Albanit u lëshua mandat arresti në kohën e bandës së Xibrakës, por kur policia shkoi, Albani bëri të njëjtin akt, i dërgoi Ramës fotot e Olsit me grupin e kokainës, regjistrimet dhe policia u tërhoq, nuk e arrestoi Besnik Dabullën, anëtar aktiv i bandës së Xibrakës.
Tani pas kaq kohësh, në një kohë kur Olsi është akuzuar nga opozita, me fakte, dokumente se ai është anëtar i bandës së Xibrakës, Dabulla përsëri dje nxori dokumentet që disponon, me të cilat Olsin e çon drejt në qeli, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA, se ai ka shtetësi edhe amerikane edhe shqiptare.
Çfarë ndodhi pas kësaj?
Pas kësaj miqtë e mi, ndodhi ajo që patë.
Endri Fuga zëdhënësi i Edi Ramës dhe Altin Dumanit, pas gjithë asaj zhurmnaje të madhe, lëshon një komunikatë se u sekuestrua telefoni i Ajola Xoxës. Kaq ishte. U katandis kokoshi në thelë.
Kurse Erion Veliaj, nga tigri u bë lepur, lëshoi një komunikatë ku tha, me kolegët e mi të Skapit, jam në harmoni të plotë, fajin e ka Berisha që e sulmon Skapin, rroftë Skapi dhe u mbyll hesapi.
Këto janë të vërtetat e betejës që i zhvillua dje mes Kodrës së Diellit, dhe sarajit të Surrelit.