Lideri i opozitës i është bashkuar marshimit të të rinjve te FRPD ne kujtim të 8 Dhjetorit te viti 1990.
Gjatë përshëndetjes së tij ai tha, “se ata qenë të pamposhtur”. “I pamposhtur është vetëm ai që, pasi rrëzohet, ngrihet”, tha kreu demokrat.
Berisha: Duke kuptuar se, beteja me studentët, është beteja më e vështirë për të alarmoi diktatorin, i ftoi ata në mesnatë t’i presë në një sallë të universitetit.
Azem Hajdari me një grup syrësh u paraqitën në takim.
Për cfarë po protestoni, i pyeti, Ramiz Alia?
Nuk po protestojmë për një gotë çaj, z.President, iu përgjigj, Azem Hajdari. Po protestojmë për fatet e lirisë.
U nda nga takimi se diktatori do të vinte t’i takonte, në këtë sallë që sot e kanë mbyllur për ju, diktatorët e rinj. Por, siç ishte, i pabesë dhe i frikësuar gjer në palcë, i kishte nxjerrë në dërgatës së studentëve pusi, i kishte vendosur pusi sambistët, me në krye ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai, dhe mbi ta u vërsulën si shtazë, me shkopinj dhe mjete tjera, në mënyrë që këta të mos mendonin më të protestonin. Këta të dorëzoheshin.
Por unë u them ju, se ata qenë të pamposhtur. I pamposhtur është vetëm ai që, pasi rrëzohet, ngrihet.
Më datën 9, ora 8 të mëngjesit, ata bashkohen me vendimin solemn për t’i pushtuar regjimit sheshin e pushtetit, sheshin qendror të Tiranës. Dhe nisen drejt tij.
Pata fatin e madh që, së bashku me shkrimtarin e njohur, Besnik Mustafaj dhe kinoastin, Kujtim Çashku, të mësojmë se ishin nisur drejt qytetit dhe u nisëm drejt tyre.
U gjetëm përballë tyre në rrugën e Elbasanit, segmentin midis Liceut Artistik, dhe sot, rezidencës së ambasadorit italian. Ishim shumë afër, pak metra.
Azem Hajdari, ngrihej mbi supet e tyre me thirrjet: poshtë dinastia, poshtë diktatura, liri demokraci!
Ndërkohë, ata djem dhe vajza ishin të rrethuar nga forca sambiste, polici, gardë, ushtri. Shumë e shumë herë më numerikë, se sa ishin ata.