Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një marshim protestë më rastin e 8 Dhjetorit ditës së rinisë kur rinia shqiptare u përball me diktaturën më 1990.
Marshim ky, në të cilin mori pjesë edhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se rinia vërshuan në mbarë vendin dhe mbollën kudo pemën e pluralizmit, themeluan PD, dhe organizuan grevën epike të urisë, po në këtë qytetet në atë ndërtesë që sot e bllokon diktatura.
Fjala e plotë:
U vërsulën brenda pak minutave me tërbim, me egërsi të paparë kundër tyre. U vërsulën, i godisnin dhe humbisnin ndjenjat, i kapnin prej këmbësh dhe i flaknin në kamione për t’i larguar nga sheshi, nga rruga.
E pastruan brenda, të themi 5, 6 apo 10 minutash. Me Besnikun, i them, të shkojmë se mos ka të plagosur. Dhe u nisëm drejt konvikteve. Takojmë një grup, po me Azemin, të tronditur, me hematoma, të mavijosur, por të pamposhtur, përsëri.
Më kërkuan, a mund të na përfaqësosh? Jo, u thashë, unë përfaqësoj Sali Berishën, por unë ju mbështes ju. Por unë, ju mbështes ju, dhe ju mbështes fortë. Atëherë më kërkojnë, jemi të plagosur shumë, dhe kishim merak se, po keqtrajtoheshim në spitale.
Jo, i thashë unë, nuk do të keqtrajtoheni, me atë merrem, jam mjek, pedagog.
Kemi të burgosur.
Për ata nuk kam ç’tju them, nuk njoh në aparatin e burgjeve.
Më thonë: ne ora 3:30, do zbresim në shesh, pasi ishin bërë copë e pikë. Dhe ta dinë ata, se në atë shesh gjë mbi tokë nuk do të lëmë.
Trima si ata nuk kishte.
E vërteta ishte se, ky ishte ultimatumi i parë që Ramiz Alia kishte marrë në jetën e tij dhe diktatura, dhe diktatura kishte marrë në jetën e tij nga protestuesit.
Nuk dua të bëj këtu historinë e tyre, por ata ndanë epoka me lëvizjen e tyre. Ndarjen e epokave rrallë i takon njerëzve t’i përjetojnë.
Ata vërshuan në mbarë vendin dhe mbollën kudo pemën e pluralizmit, themeluan PD. Organizuan grevën epike të urisë, po në këtë qytetet në atë ndërtesë që sot e bllokon diktatura.
730 e studentevë u ngujuan për të çliruar shqiptarët nga kurthi më i keq që ata kishin përjetuar në të gjitha kohërat, kurthi i Enver Hoxhës, dhe fituan!