Vjosa Osmani shtrëngoi duart me Trump e Macron në Paris, Rama shtrëngoi dhëmbët i vetmuar në një cep

Diel, 08 December 2024 18:09
 

Vëmendjen e prozhektorëve gjatë rihapjes së katredrales ikonike të Parisit e ka marrë Donald Trump dhe Zelensky, presidenti ukrainas.

Në parakalimin në hollin e pritjes së liderëve botërorë nga presidenti Macron, ra në sy mungesa e delirantit të Shqipërisë, Edi Rama. 

I cili këtë herë nuk ka mundur dot t’u qepet nga pas si sharlatan liderëve pjesëmarrës pasi protokolli ka qenë shumë strikt dhe e kanë ulur në një rresht të radhës aty (rreshti 4), mes shumë të ftuarve të tjerëve.

Mania e Ramës për të bërë show dhe më pas për ta përdorur show-n për t’u hedhur hi syve shqiptarëve ka lënë për të dëshiruar këtë herë në Paris dhe pikërisht në vendin, presidentin e të cilit ai pretendon se e ka mik dhe flet me të çdo ditë në Whatsapp.

Kreu i vetëm i narko-qeverisë së vetme në Europë duket se po shtyhet gjithnjë e më në cep, jo vetëm në takime të rëndësishme, por edhe ceremoniale të thjeshta kulturore ndërkombëtare, siç ishte rasti i rihapjes së Katedrales së Parisit.

Kujtojmë këtu se Rama është izoluar dhe nuk po çan dot më ashtu siç di ai, dy vitet e fundit edhe gjatë takimeve vjetore në OKB, për shembull, nuk e kanë lënë t’i afrohet presidentit të SHBA-ve megjithë përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të patur një bisedë sado të shkurtër me të.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka patur një shtrëngim duarsh dhe bisedë të shkurtër me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, madje është fotografuar me mikpritësin, Macron, dhe Trump së bashku.

Image

Image

Deri në fillim të ceremonisë, Vjosa ka shtrënguar duart me Trump, Rama shtrëngonte dhëmbët dhe zgjat kokën për të parë liderët botërorë që janë tre - katër rreshta larg tij. 

ImageIzolimi ndërkombëtar për kreun e narko-shteti të vetëm në Europë duket se ka nisur. Kohërat kanë ndryshuar dhe as paratë nuk po i bëjnë më efekt për show-t e radhës nëpër botë, ku shkon me avionë privatë e shpenzon miliona euro nga taksat e shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...