Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PS, në fokus të së cilës ka qenë porosia e Ramës për të patronazhuar diasporën për zgjedhjet e majit 2025.
Në mbledhjen e sotme u bë fakt i kryer edhe spostimi i Erion Veliaj nga strukturat e Partisë Socialiste, vend të cilin ia mori Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali dhe Belndi Gonxhe.
I gjithë fokusi i mbledhjes ku kryebashkiakët ishin online ishte diaspora. Rama ka kërkuar vijimin e hartimit të një database për patronazhimin e diasporës. Pasi i përzuri nga Shqipëria përmes projektit të tij të shpopullimit, kryerilindasi po mobilizohet t’u grabisë votën për një mandate të katërt dhe për këtë ka lënë porosi që të përdoret çdo metodë e mundshme grabitje.
Është fakt i njohur tashmë se diaspora i ka dalë jashtë parashikimve dhe nuk ia ka harruar kreut të narko-shtetit përzenien nga vendi, takime si ai i New York-ut, Londrës, Milanos treguan se shqiptarët që janë përzënë nga vendi për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit të Edi Ramës nuk kanë ndërmend ta falin në zgjedhjet e 2025. Takime të cilat e shokuan kreun e narko-shteti dhe ndoshta e kanë vënë edhe në mendime për krijuar artifica për pengimin e votës së tyre.
I gjendur në një situatë izolimi ndërkombëtar, kujtojmë vizitën e fundit në Paris ku mbeti fillikat gjatë inagurimit të Katedrales Notre Dame, Rama e di se ka shumë pak mjete për t’i bërë presion shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve të vendit.
Rama shquhet për përdorimin e taktikave të manipulimit përmes imazheve në takimet ndërkombëtare me liderët e shteteve të tjera, taktikë e cila ka perënduar, ndaj edhe ai tani po përpiqet që të kërcënojë emigrantët me heqjen e njerëzve të tyre të familjes apo fisit nga punë në Shqipër vetëm e vetëm që t’u grabisë votën.