Veliaj konfirmon se Ajola i dërgoi hetuesit edhe te shtëpia e prindërve/ Gazetarja: Janë lëshuar disa urdhra

Tuesday, 10 December 2024 21:39
 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ‘konfirmoi’ sot se bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa i ka dërguar hetuesit e BKH jo vetëm tek zyra, por edhe te banesa e prindërve.

“Pavarësisht se pa një vendim gjykate për të hyrë në shtëpi dhe plus një situate të pakëndshme për gjithë lagjen ku jetojmë prej 12 vjetësh, në një pallat të ndërtuar 15+ vjet më parë (poshtë të cilit ishin mbledhur me lajmërim, nga kushedi se kush, altoparlantët mediatikë, që ishin vendosur si dikur te radha e qumështit përpara se të arrinte vetë grupi hetimor), bashkëshortja ime është treguar plotësisht bashkëpunuese dhe transparente me grupin hetimor, për çdo kërkesë të tyre, madje i ka shoqëruar vetë, qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve,” tha Veliaj. 

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala deklaroi në "Opinion" se kryetari i Bashkisë së Tiranës po hetohet nga SPAK për veprën penale të korrupsionit.

“Kam arritur të kem akses tek disa nga dokumentet. Po hetohet për veprën penale të korrupsionit. Nuk di ta them nga ku derivon, por në dokumentet që i janë dorëzuar avokatëve, por edhe personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë proces në mënyrë direkte apo indirekte, vepra penale mbi të cilën po hetohet, deri në këto momente është vepra penale e korrupsionit. Kaq mund të them sepse nuk kam realisht më shumë informacion. Duke qenë se ka disa çështje ndaj zotit Veliaj dhe rolit të tij ka derivuar nga një çështje tjetër, këtë mund të konfirmoj. Se cila është çështja bazë, këtë nuk mund ta them, por di që ky hetim po kryhet për veprën penale të korrupsionit”, tha Lala.

Gazetarja bëri me dije se në kuadër të procedimit penal, prokurori i posaçëm, Ols Dado, i është drejtuar gjykatës dhe ka marrë autorizimin për të ushtruar disa kontrolle banesash, ambientesh, por edhe kontrolle personale. Sipas saj me vendimin e gjykatës është urdhëruar të bëhet kontroll personal i zonjës Ajola Xoxa, ku edhe i është sekuestruar celulari. Më pas janë kontrolluar edhe ambiente në qendrën “Harabel” dhe te “Galeria” ku janë sekuestruar kontrata, fatura dhe blloqe.

“Ka disa kontrolle, janë disa urdhra, nuk është vetëm një. Janë disa vendime për kontrolle. I pari ka qenë kontrolli personal i bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zonjës Ajola Xoxa, të cilës i është vendosur sipas vendimit të gjykatës t’i sekuestrohet telefoni i saj celular. Telefoni konsiderohet në kuptim të ligjit kontroll personal. Vendimi i Gjykatës së Posaçme është i tillë, i kërkuar nga prokurori i posaçëm, t’i sekuestrohet celulari personal zonjës Ajola Xoxa. Oficerët e BKH-së janë paraqitur tek dera e banesës sepse është bashkëshortja e zotit Veliaj. Duke qenë se banesën e kanë të përbashkët, kanë qëndruar 1 orë e 40 minuta, në mos më shumë në pritje, nuk janë lejuar të hyjnë brenda derisa kanë shkuar persona që zonja Xoxa i konsideronte të besuar. Zonja Xoxa ka thënë që duhet të vinte personi i autorizuar, në rastin konkret është paraqitur 1 orë e 40 minuta më vonë, avokati Shkëlzen Selimi, që ka qenë në rastin konkret i besuari i zonjës Xoxa  për të kryer veprimet hetimore. Në momentin që ka përfunduar ky kontroll ose më saktë ky kontroll personal, kanë shkuar në ambientet e qendrës “Harabel” dhe te “Galeria”. Janë dy ambiente të ndryshme në kuptim të ligjit. Janë marrë kontrata, fatura, blloqe”, tha Lala.

Gazetarja Lala sqaroi se sipas vendimit të gjykatës, agjentët “kanë marrë materiale të konsideruara të vlefshme në kuptim të ligjit”.  Sipas saj përveç kontratave janë sekuestruar edhe një shumë e konsiderueshme parash.

“Te “Harabeli” pasi janë marrë të gjitha këto që thashë, kontrata, fatura është bërë edhe sekuestrimi i një shume të konsiderueshme parash”, tha Lala që tha se nuk e di shumën.

Më pas, siç shpjegoi gazetarja Lala, është ushtruar kontroll në banesën e vëllait të kryebashkiakut Veliaj, Arbër Veliajt, i cili nuk është gjetur në Tiranë, pasi ka qenë në Vjenë te bashkëshortja e tij.

“Është bërë kontrolli tek rezidenca “Kodra e Diellit”. Është kontrolluar një banesë në Qerret, po ashtu në pronësi të Arbër Veliajt. Janë kontrolluar ambientet e kompanisë së tij dhe aty janë marrë dokumente, kompjuterë dhe të dhëna që mendohet se janë mjete për kërkimin e provës dhe të dhëna që mund t’i shërbejnë hetimit”, tha Lala.

Sipas gazetares, e vetmja pjesë e vendimit që nuk është ekzekutuar ka të bëjë me celularin personal të Arbër Veliajt. Por siç ka mësuar gazetarja nga avokati i këtij të fundit, vëllai i kryebashkiakut është i gatshëm që ta dorëzojë celularin në dispozicion të hetimeve. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...