Lideri i së djathtës shqiptare, Sali Berisha e cilëson ekstremin e majtë, një nga format më të rëndatë historisë njerëzore, sa i takonm sulmeve që ajo i ka bërë familjes dhe dinjitetin njerëzor.
Në një intervistë eksluzive për Kafe Shqeto në Syri Tv, Berisha thotë se është një domosdoshmëri, një qëndrim më I fuqishëms ndaj tyre, pë rtë parandaluar goditjet e tjera që mund t’u vijnë vlerave të familjes dhe atyre identitare.
Sipas Berishës, ishte fitorja e Donald Trumop, që ndali revanshin e ekstremit të majtë në mënyrën më të papaërmbajtur dhe më të pabesueshëm ndaj familjes dhe identitetit njerëzor.
Ishte fat i madh, theksoi Berisha, që amerikanët e hodhën poshtë këtë aleancë antinjerëzore dhe antifamiljare.
Ekstremi i majtë, e gjithë stuhia e sulmit kundër familjes, e sulmit kundër identitetit është ekstremi i ekstremit të majtë, është forma më ekstreme e majtizmit, e njeriut. Në komuzinmin e socializmit, pyesinin çfarë është komunizmi? Dhe komunizmin e përshkruan me këtë globalizmin dhe fantazi të tjera që realizojnë sot. Ështët e dosdoshmëri një qëndrim më i fuqishëm ndaj tyre. Ishte fitorja e Donald Trump, një fitore botërore sepse revanshi i ekstremit të majtë në mënyrën më të papaërmbajtur dhe më të pabesueshëm.
Ky revansh i ekstremit të majtë në SHBA përbëntë rrezik shumë të madh, thelbësor. Filloi sulmi në identitetin njerëzor. Znj.Harris, thoshte se ata që do vijnë për të ndryshuar gjininë, në mënyrë ilegale do t;u paguhen shpenzimet. Ç’ishte kjo. Mori karakter të një agjende shtetërore. S’mund të them se Joe Biden ishte i kësaj rrymë, kam bindjen e thellë që jo. Aleanca me këtë rrymë i dha epërsi të padiskutueshme kësaj rryme dhe qe fat i madh që amerikanët e hodhën poshtë këtë. Ndoshta do vijë vetëdija e atyre që e mbështetën. E mbështeti propaganda më e fuqishme e planetit.