Berisha: Nga izolimi në mënyrë të pamerituar, sot PD është forca politike me mbështetjen absolute më të madhe

E mërkurë, 11 December 2024 22:47
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një mbledhje pune me krerët e degëve të Tiranës në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ‘sot PD është forca politike me mbështetjen absolute më të madhe që ka patur ndonjëherë, nga izolimi në mënyrë të pamerituar’. 

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt të gjithë juve, drejtues të qarqeve, drejtues të degëve të PD, deputetë dhe një urim, gëzuar Ditën e Themelimit të Partisë Demokratike.

Ne mblidhemi sot në këtë ditë historike për PD në kushte diametralisht të kundërta me ato që kemi kremtuar një vit më parë në përvjetorin e PD.

Sot, ne mblidhemi pasi kanë dështuar të gjitha përpjekjet e narkoshtetit të Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare për të asgjësuar në një formë ose në një tjetër PD. Për të asgjësuar pluralizmin politik, de facto, për ta shndërruar atë në pluralizëm burokratik.

Mblidhemi sot si forca politike që u qendroi sulmeve më të egra, më të pamerituara, por që qendrojmë me besim të madh tek vlerat që anëtarët dhe mbështetësit e saj ndajnë me njëri-tjetrin dhe që janë vlera të cilat ndajnë njerëzit e lirë në mabrë botën.

Dhe, është pikërisht ky fakt, që ne qendruam për këto vlera. Qendruam për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar, për familjen, për garën e hapur.

Është pikërisht kjo qendresë, e cila mori vlerësimin më të madh në shkallë europianë dhe botërore.

Sot, ne kremtojnë ditëlindjen  PD, nga një forcë nga më e izoluara, në mënyrë të pamerituar që ishim një vit më parë, tek forca me mbështetjen absolute më të madhe që ka patur ndonjëherë ndonjë forcë politike.

Dhe kjo, është një mirënjohje e madhe ndaj të gjithë anëtarëve dhe mëbshtetësve tanë, udhëheqës, drejtues të PD, në qendër dhe në bazë, të cilët me qëndresën e tyre, me kauzën që mbrojtën arritën të shndërrojnë në çështje botërore, në çështje ndërkombëtare çështjen që ata mbrojnë, kauzën për të cilën ata luftuan dhe luftojnë.

Dhe në këtë aspekt, pra, në sot mblidhemi në kushte diametralisht të kundërta me ato kushte që ishim një vit më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...