Një kujtesë për 'Dumanërinë' mediatike: Foton e gruas së Dumanit e publikoi kushëriri i saj!

Saturday, 14 December 2024 20:13
 

Një ditë më parë, kryetari i opozitës, Sali Berisha bëri një tjetër denoncim për Altin Dumanin, duke theksuar se kushëriri i parë i bashkëshortes së tij, kishte punuar deri së fundmi si drejtor në Bashkinë e Tiranës.

Ai tha se kjo është arsyeja se pse SPAK po e amniston vazhdimisht Erion Veliajn.

Por edhe kushëriri i parë i gruas së Dumanit nuk është dosido, por në banesën e tij jeton familja Dumani, i cili ka deklaruar se ka 3 apartamente në pronësi, diçka që askush me pagë shteti nuk do e arrinte kurrë në Shqipëri. Por kjo është çështje tjetër.

Berisha publikoi një foto të kushëririt të gruas së Dumanit, bashkë me çiftin, duke festuar ditlindjen e kreut të SPAK.

Foto ishte publikuar në rrjetin social Facebook të kushëririt të gruas, një domain i hapur dhe i aksesueshëm nga të gjithë.

Pas publikimit të fotos, mediat më të zjarrta të qeverisë, që nuk është rastësi se janë mediat më të zjarrta pro-Dumanit, lëshuan piskamën se nuk duhen publikuar fotot e gruas së tij.

Afërmendsh askush prej tyre dhe nuk u mor me skandalin e denoncuar nga Berisha.

Në krye të piskamave spikaste i zakonshmi Karlo Bolino.

Pasi nuk e përmendte askund faktin se fotoja është publikuar në median sociale nga kushëriri i parë i gruas së Dumanit, media e Bolinos shkruante se ajo tani është e rrezikuar, edhe pse kushëriri i saj 'bujar' e ka nxjerrë qëllimisht në rrjet për të dërguar mesazhet e duhura.

Kjo foto është e aksesueshme nga të gjithë.

Bolino vuan nga dëshira e madhe për të bërë 'hero' jo vetëm Dumanin, por tani kërkon të bëjë heroinë edhe gruan e tij.

Kjo dëshirë e madhe buron nga një fakt i vetëm, tek zaptimi që Bolino i ka bërë një prone në Tiranë me vendime të personalizuara të Edi Ramës.

Prona ishte dhuruar nga pronarët e vjetër të Tiranës për ndërtimin e një shkolle për komunitetin, por përfundoi në duart e një megafoni të Edi Ramës.

Prandaj dëshira e madhe për të bërë “hero” jo vetëm Dumanin, por rdhe gruan e tij, vjen nga fakti se dosja korruptive e Bolinos për privatizimin e Repartit të Orave ngritur mbi një tokë që ka pronarë, fle dhe zë pluhur në sirtarin e Dumanit si një metodë dumaniste për të kapur mediat!

Dhe Bolino është gjithmonë i pari në radhë për t'u përdorur!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...