Vangjeli: 650 mln euro para publike në dorë të një grupi kompanish, në pronësi të zyrtarëve të lartë, ose lidhjeve të tyre

Diel, 15 December 2024 18:12
 

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD. Genta Vangjeli ka denoncuar mënyrën e dhënies së tenderave publikë në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Vangjeli u shpreh se, shumicën e tenderave e marrin kompani në pronësi të zyrtarëve të lartë të shtetit, ose lidhje te tyrë. 

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike falënderon dhe inkurajon emisionin investigativ ‘Vetting’ për pasqyrën transparente të gjendjes reale të zhvillimit të procedurave të prokurimit në vend, si dhe çdo denoncues të shkeljes së ligjit.

Kujtojmë se denoncimet e vazhdueshme të PD për këtë qëllim i vërtetojnë raportet e auditimit të KLSH apo kritikat e organizatave ndërkombëtare të reflektuara edhe në progres-raportin e fundit të Bashkimi Europian.

KLSH ka identifikuar dëmin prej 2 miliard e 550 milion euro shkaktuar nga shkeljet gjatë procesit të prokurimit vetëm për 4 vitet e fundit , shifër kjo që do të dalë nga xhepat e shqiptarëve të thjeshtë.

Sipas analizës së emisionit investigativ ‘Vetting’ në bashkëpunim me Open Procurement dhe ekspertë të fushës, procedurat me vlerën më të madhe monetare për periudhën 2020-2023 në shumicën prej tyre janë kryer pa garë, pasi kompanitë ofertuese janë skualifikuar ose ka pasur pjesëmarrëse vetëm një ofertues duke monopolizuar fondet publike, tek një grusht kompanish dhe duke lënë jashtë procesit të prokurimit shumicën e operatorëve të tregut e aq më shumë kompanitë e huaja.

Nga të dhënat e përpunuara nga ‘Open Data Albania’, rezulton se vlera totale e tenderave me flamur të kuq është 72,3 miliardë lekë.

Në 4 vite 650 milionë euro fonde publike janë paguar në favor të  një grupi kompanish shpallur si fituese pa garë, të cilat fitojnë në mënyrë të përsëritur shumicën e tenderave dhe automatikisht gjenerojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga institucionet publike.

Nga raportet e Agjencisë së Prokurimeve Publike evidentohet se vetëm për vitin 2023 janë realizuar 1218 procedura tenderash me vetëm një ofertues pjesëmarrës në garë dhe 24 % e procedurave kanë dështuar.

Sipas ekspertëve arsyeja reale e dështimit është sepse nuk janë shpallur fitues operatorët që autoritetet duan.

Këtë e tregon fakti që kompanitë e përfshira në tenderat me vlerat më të larta, të zhvilluara me procedurë të kufizuar apo negocime të drejtpërdrejtë, dhe jo vetëm, janë në pronësi të familjarëve të zyrtarëve të lartë  dhe me lidhje e përfitime të dyshuara të këtyre të fundit nga zhvillimi i procedurave të prokurimit, si rasti i kreut të KPP .

Drejtues të institucionesh shtetërore si rasti Myzyri i KPP-së, guxojnë të prodhojnë edhe raste të paprecedentë duke urdhëruar edhe pezullimin e zbatimit të vendimit të gjykatës së Apelit i formës së prerë dhe i detyrueshëm për zbatim.

Nga ana tjetër, vetë strukturat shtetërore që kanë detyrë të hetojnë zbatimin e ligjit në fushën e prokurimit publik si APP-ja, nuk kanë kryer hetim administrativ për tendera të caktuar edhe pas ankesave e kundërshtimeve dhe mbi të gjitha identifikimit të shkeljeve nga vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sektori i Monitorimit të Koncesioneve dhe Procedurave në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë pranë APP-së mund të kryejë hetim administrativ, për këto procedura pas fazës së nënshkrimit të kontratës.

Por kjo nuk ka ndodhur, as për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, as për koncesionin rrugor ‘Milot-Thumanë’, as për koncesionin e rrugës ‘Kashar-Pezë-Lekaj’ as për  koncesionin e rrugës ‘Lekaj-Konjat-Fier’.

Sipas raportit të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me veprimtarinë e Agjencisë së  Prokurimeve për periudhën 2021-2023 jo vetëm që nuk është  kryer asnjë hetim administrativ për këto koncesione, por edhe vetë APP-ja nuk ka plotësuar stafin për këtë sektor dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë dokument, që kjo agjenci të dëshmojë arsyet se pse nuk janë realizuar këto verifikime duke ngritur dyshime se bllokimi i verifikimit të kontratave koncesionare ka qenë i qëllimshëm.

Image

Duke sjellë në kujtesën tuaj se në vitet 2010, Kombet e Bashkuara renditën Agjencinë e Prokurimit Publik në Shqipërinë e qeverisjes Berisha, si fitues të vendit të dytë në botë për Çmimin e Shërbimeve Publike në kategorinë ‘Përmirësimi i transparencës,

përgjegjshmërisë dhe përgjegjshmërinë në Shërbimin Publik’, për shkak të rezultateve të arritura nga zbatimi i sistemit të prokurimit elektronik, ju sigurojmë se Partia Demokratike nuk do ndalet së denoncuari sistemin e mbyllur, e kontrolluar, jo transparent dhe pa garë, duke sjellë si pasojë jo vetëm shkeljet ligjore por keqmenaxhimin dhe vjedhjen e fondeve publike gjatë qeverisjes Rama.

Image

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...