Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave për shqiptarët.
“15 vjet më parë, arritja e jetës e ish-njerëzve më të izoluar”! “Ishte koha kur qeveriste Partia Demokratike”, shkruan Berisha duke premtuar se në rikthimin e tretë do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë“ dhe anëtarësim të plotë në BE!
Mesazhi:
Pa viza në Europë
15 vjet më parë, arritja e jetës e ish-njerëzve më të izoluar! [✌🏻] . Ishte koha kur qeveriste Partia Demokratike. Në rikthimin e tretë, Sali Berisha do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë [🇺🇸]" dhe anëtarësim të plotë në BE!
11 Maj, ndryshimi që na duhet. Është rradha jonë!