Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike Belind Këlliçi, ka reaguar pasi bashkia Tiranë ka nisur strategjinë e asfaltit elektoral në qytet.
“Kreu i 5D rinis aksionin natën me asfaltin elektoral!”, shkruan Këlliçi në një postim në facebook, ku ka publikuar edhe pamjet e shtrimit të rrugës.
“Kreu i 5D ta harrojë se mund të vazhdojë vjedhjen i qetë, me apo pa lejen e ‘kolegëve’ të tij!”, vijon më poshtë ai.
Mesazhi:
Kreu i 5D rinis aksionin natën me asfaltin elektoral!
Kjo video është regjistruar mbremë, në rrugën ‘Osman Jonuzi’, ish Uzina Dinamo, ora 22:00, në Njësinë nr.9.
Sërish e njëjta skemë kriminale. Mjetet dhe punonjësit e Bashkisë Tiranë, në aksion në orët e vona të natës, duke kryer punime pa asnjë tabelë e pa dhënë asnjë informacion.
Bashkia Tiranë, tashmë e kthyer në një sipërmarrje dhe kompani private kriminale, nuk mund të vazhdojë më duke i bërë karshillëk ‘kolegëve’ të SPAK dhe qytetarëve të Tiranës.
Falenderoj kryetaren e Degës nr.9 të PD për dokumentimin flagrant të këtij krimi dhe garantojmë kryeqytetasit se PD do jetë në këmbë dhe kudo, në mbrojtje të taksave e buxhetit të qytetarëve të Tiranës.
Kreu i 5D ta harrojë se mund të vazhdojë vjedhjen i qetë, me apo pa lejen e ‘kolegëve’ të tij!