Berisha: Pakti për universitetet, piramida më e madhe në historinë e arsimit. Asnjë prej pikave të premtuara nuk u zbatua

Tuesday, 17 December 2024 21:41
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë takimit me studentët dhe pedagogët në selinë blu, u shpreh se ‘Pakti për universitetin’ është piramida më e madhe në historinë e arsimit.

‘Asnjë prej pikave të premtuara nuk është zbatuar’, theksoi kreu i PD, Sali Berisha. 

Berisha: Edi Rama u ka dhënë një goditje universiteteve me bordet, të cilat universitetet nuk i kontrollojnë.

I kontrollon më famëzeza ministre që ka pasur gjithë historinë e vet shteti shqiptar, e cila pasi la shëndetësinë me një vdekshmëri 4 herë më të lartë nga Covid-i se 95 përqind e vendeve të botës, iu besua arsimi vetëm për një arsye, si bashkëvjedhjëse me Edi Ramën, nga zyrat e bashkisë dhe në të gjithë jetën e saj.

Shqipëria nuk ka pasur kurrë një kabinet si ky që është sot me një koeficient intelektual inekzistent.

Dhe këto kanë tani në këshillin shkencor të shtetit aq përfaqësues sa ç’kanë rektorët.

Vjen Lubia me 3 përfaqësues, rektori me 3 përfaqësues.

Universitetet shkonfigurohen, humbasin.

Në universitetin e Gjirokastrës, një pjesë e mirë e pedagogëve janë nga Janina në Athinë ose rrinë nuk paraqiten fare për të dhënë mësim.

Është përgjysmuar trupa akademike e pedagogëve dhe asistentëve. Arriti në 11.600, është rikthyer në 5 mijë e sa.

Janë shtuar punonjësit, se janë shndërruar në qendra punësimi të militantëve, janë shtuar punonjësit sikur të ishte dyfishuar numri i studentëve.

Universitetet po i shkatërron korrupsioni.

Pakti për universitetet, piramida më e madhe e ndërtuar në historinë e arsimit.

Mashtrimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë.

Asnjë prej pikave të premtuara nuk është zbatuar.

Ka një pikë, një zotim, se duke filluar nga ai vit, buxheti për arsimin do ishte 5 përqind. Buxheti i këtij viti është 2.42 përqind të prodhimit të brendshëm. Edhe ky 2.42 përqindësh shpërdorohet pasivisht nga zyrtarët që nuk përfaqësojnë studentët, por qeverinë.

Studentët, që të gjitha premtimet ndaj tyre, asnjë i realizuar.

Studentët sot, përveç Britanisë së Madhe dhe Holandës, paguajnë tarifat më të shtrenjta në Europë. Po, po, studentët shqiptarë. Të vendit më të varfër.

Sistemi meritë-preferencë është sistemi parti-preferencë. Është njëlloj si portali një mësues për Shqipërinë, mësues për partinë ekzakt.

Asnjë nga kërkesat legjitime, premtimet, nuk u mbajt. Mjediset për studentët, bibliotekat, karta e studentit, falsitete.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...