Berisha premton: Do heqim mesataren për pranimin në universitete. Studentët do marrin 200 euro çdo muaj...

Tuesday, 17 December 2024 21:52
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha premtoi para studentëve dhe pedagogëve se me ardhjen e demokratëve në pushtet, do të hiqet mesatarja për pranimin në universitete.

‘Do heqim mesataren për pranimin në universitete. Studentët do marrin 200 euro çdo muaj si minimum jetik’, theksoi Berisha gjatë takimit në selinë blu.

BerishaE shfrytëzoj këtë rast të ftoj pedagogët e universiteteve, të mos harrojnë një moment, sëmundja më e keqe e intelektualit është konfirmizmi.

Albert Ajnshtajni thotë diku, konformizmi ka fuqi shkatërrimtare më të madhe se bomba nukleare. Në kuptimin figurativ.

Ndaj dhe ne, duhet që së bashku me studentët, të bëjmë gjithçka për t’i dalë kundër këtij regjimi.

Të bëjmë gjithçka që këto muaj që kanë mbetur, me mosbindje civile, t’i dridhim themelet e tij.

Fuqia e universiteteve dhe studentëve është e jashtëzakonshme.

Nuk ka institucione të tjera një komb që mund të transformojnë më shumë se sa studentët dhe universitetet.

Ndaj dhe këto kohë, le të jenë kohët e tronditjes më të madhe të këtij regjimi.

Është radha jonë, ne do ta fitojmë këtë betejë.

Kjo diktaturë nuk ka të ardhme.

Europa provoi për herë të parë në histori narkoshtetin dhe narkodiktaturën.

E përcolli me indiferencë, por tani ky është një realitet i hidhur që duhet të shpëtojmë ne dhe Europa prej saj.

Ndaj dhe, duke u garantuar ju se programin e arsimit të lartë, do e hartoni ju me ekspertizën më të mirë, dhe se qeveria e PD do bëjë gjithçka për zbatimin e saj, rikthimin e universiteteve në qendra të fuqishme kërkimore dhe shkencore, heqjen e diskriminimit, ndëshkimit në pranimet universitare me të ashtuquajturën mesatare.

U ndëshkuan të gjitha zonat e varfra të vendit, kjo merr fund.

Nga vitet ’80 të shekullit të kaluar e në vazhdim, vendet e lira i kanë të hapura dyert e universiteteve për fëmijët e tyre.

Kjo është e vërteta.

Po këta kanë një mendësi, çfarë t’u thuash mendësisë së tyre...

Po të shkosh të marrësh të gjithë gjimnazet periferike, e kanë nën 6.5 mesataren. E privon arsimin nga njëri nga funksionet bazë që është edhe lufta kundër varfërisë. E privon nga funksion, midis të tjerash.

Ndaj këto kohë që kanë mbetur, le të jenë kohë beteje për të vërtetat që ne besojmë.

Betejë për t’u dhënë shqiptarëve sistemin arsimor më cilësor të mundshëm në kushtet e këtij vendi.

E njëjta gjë për shëndetësinë, por sot jemi te arsimi.

Ndaj dhe i ftoj edhe gjimnazistët, të mos harrojnë se në vitin e ri universitar, pa mesataren e partisë. Të hapura dyert.

Dhe jo vetëm kaq, po minimumi jetik do aplikohet për çdo student, 200 euro.

Karta e studentit do të pasurohet me një seri lehtësirash të tjera.

Ne, siç kam deklaruar këto ditë, do të fusim gjerësisht në përdorim kartën e konsumatorit për të rikthyer TVSH-në pensionistëve, rrogëulurve dhe atyre që janë në nevojë.

Por studentët nuk mund të mos jenë përfitues si këta të tjerët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...