Berisha: Do të dyfishojmë rrogat e mësuesve dhe buxhetin për arsimin. Tarifat e studentëve janë më të lartat në Europë

E mërkurë, 29 Janar 2025 21:24

Gjatë takimi për prezantimin e Programit të PD 2025-2029 për Arsimin, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se, do të dyfishohen rrogat e arsimtarëve shqiptarë, si dhe do të dyfishohet buxheti për Arsimin.

 Sipas kryedemokratit, nëse bëhet një llogaritje mes tarifave dhe të ardhurave, në Shqipëri rezulton se studentët paguajnë tarifat më të larta në Europë.

Fjala e kreut të PD:

U caktuan tarifat më të larta në Europë për universitetet, më të lartat. Sot, tarifën më të lartë e kanë universitetet britanike dhe holandeze, pas tyre. Po në qoftë se, proporcionojmë rrogat e qytetarëve të Britanisë së Madhe dhe të Mbretërisë së Holandës me rrogat e shqiptarëve, ju garantoj se tarifat e studentëve në Shqipëri dalin më të larta se të tyre. Dhe pa proporcionim, janë më të larta se të çdo vendi tjetër në Europë.

Ky ishte një vrapim drejt injorancës, drejt së shkuarës, drejt korrupsionit. Ishte një arritje e madhe, e jashtëzakonshme pranimi mbi procedura totalisht transparente. Përmbysën çdo gjë, por ne nuk duhet të rrimë.

Tani, të rreshtojmë librin e zi të arsimit që do shkruhet për ta. Por, ne duhet të paraqesim programin konkret real, me të cilin do të tranformojmë arsimin shqiptar. Në kohën e transformimit digjital, levë e Arkimedit për transformimin e arsimit tonë do të jetë transformimi digjital, aplikimi i të gjitha teknologjive më të reja. Vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke e vendosur këtë sistem në orbitën e transformimit teknologjik, ne do e transformojmë atë me shpejtësi. Dhe kjo, përbën një inkurajim të madh për ne.

Se, kur e sheh ku kemi rënë, me të drejtë i thua vetes: si do dalim ne? Si do ngjitemi ne? Si do kapim ne kohën?

Asnjë rrugë tjetër dhe mundësi nuk ka, përveç transformimit digjital të sistemit tonë arsimor. Aplikimit, vendosjes së tij në shtyllat e teknologjisë së sotme më bashkëkohore.

Reve, të dhënave të mëdha, inteligjenca artificiale, internetit. Ndaj dhe ne, jemi shumë të inkurajuar nga këto zhvillime. Shqipërinë, absolutisht do ta shndërrojmë në një model të vërtetë rajonal dhe më gjerë për sistemin e saj arsimor.

Sigurisht, kjo kërkon investime. Por ne, jemi të vendosur të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Ne, jemi të vendosur të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve. Ne jemi të vendosur, pavarësisht nga çmimi, të aplikojmë dhe të zbatojmë teknologjitë më të fundit. Transformimi i arsimit tonë, do të bazohet në transformimin digjital të këtij sistemi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...