SKEMA/ Si kalonin paratë nga nga Ministria e Kulturës dhe Mirela Kumbaro tek Ajola Xoxa

Diel, 02 Mars 2025 17:07

Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohen me fakte dhe prova të gjitha institucionet që kanë bekuar me fonde kompanitë e Ajola Xoxës. Një ndër këto institucione është edhe Ministria e Kulturës, e cila drejtohej nga Elva Margariti.

Në dosje rezulton që fondet publike në favor të OJF-ve kontrollohen faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa, ato nuk janë shpërndarë vetëm nga Bashkia Tiranë, por edhe institucione të tjera publike si Ministria e Kulturës po ashtu dhe Ministria e Turizmit, e cila drejtohet nga Mirela Kumbaro që nga viti 2021.

Kjo vlen për të kuptuar akoma më mirë mekanizmin e kalimit të të hollave nga Institucionet Publike tek OJF-të, prej tyre tek sh.p.k.-të dhe individët, të gjithë të kontrolluar, por edhe të lidhur ngushtë me shtetasen Ajola Xoxa dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Lidhjet Ministria e Kulturës me OJF e Ajola Xoxës

 

Konkretisht, me vendimin date 23.12.2024 të prokurorit, "Për Këqyrje/marrjen e dokumenteve”, janë administruar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit akte të cilat lidhen me:

1) Projektin "International Contemporary Dance Festival Tirana 2022", ku përfshihen kontrata të lidhura, transaksione, pagesa e fatura.

 

2) Projektin "International Contemporary Dance Festival Tirana 2023", ku përfshihen kontrata të lidhura, transaksione, pagesa e fatura.

 

3) Kontrata të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe shoqërisë "Rametal" sh.p.k., ku përfshihen transaksione, pagesa e fatura.

Nga këqyrja e dokumentacionit të administruar në fashikullin penal, ka rezultuar se me anë të procesverbalit nr. 6446/5 datë 11.02.2022, Drejtoria e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, ka dokumentuar shqyrtimin e projekteve të paraqitura.

 

Ndër to, në subjektin me numër 44 në renditje, konstatohet Subjekti "HARABEL - QENDRA E ARTIT BASHKËKOHOR", për projektin "Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri", në shumën 1,000,000 lekë.

Në vijim, më datë 14.06.2022, është nënshkruar Kontrata për Mbështetje Financiare me Fonde Publike, Nr. 3260 Prot, datë 14.06.2022, me palë Ministria e Kulturës, e përfaqësuar nga Arian AVRAZI, Drejtor i Drejtorisë së Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, sipas Urdhrit të Ministrit të Kulturës nr. 93 prot., datë 21.02.2022, dhe Driant ZENELI, në cilësinë e përfaqësuesit të Qendres "HARABEL".

 

Në këtë kontratë përcaktohet vlera e financimit në shumën 1.000.000 lekë, në të cilën është përfshirë TVSH, komisionet bankare dhe të gjitha detyrimet fiskale apo detyrime të tjera që njeh legjislacioni shqiptar. Të dhënat e llogarisë bankare të individit përfitues tregojnë që bëhet fjalë për “HARABEL”.

 

“Nga këqyrja ka rezultuar se për këtë rast është nënshkruar Urdhër-Shpenzimi Nr. 468 datë 17.06.2022 i Ministrisë së Kulturës me të dhëna: Kreditor Përfitues: Qendra Harabel. Objekti i shpenzimit: Projekti: Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri, 60% sipas kontratës. Shuma në lekë: 600.000. Bashkëlidhur Fatura elektronike nr.6/2022 date 15.06.2022, Me Shitës: Qendra Harabel dhe Blerës: Ministria e Kulturës. Vlera: 600.000,00 lekë. 76. Me datë 15.09.2022 Balkan Youth Link Albania (BYL-A) në bashkëpunim me D18 Paris i drejtohet Ministrisë së Kulturës për zhvillimin e festivalit të kërcimitKRE "International Contemporary Dance Festival in Tirana".

 

Me datë 31.10.2022, është nënshkruar Kontrata për Mbështetje Financiare me Fonde Publike, Nr.5801/6 Prot, datë 31.10.2022, me palë Ministria e Kulturës, e përfaqësuar nga Arian AVRAZI, Drejtor i Drejtorisë së Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, dhe "Balkan Youth Link Albania" me Ina Goxhaj, përfaqësuese e Qendrës Drejtore Ekzekutive, në cilësinë e drejtuesit të projektit”, thuhet në dosjen hetimore.

 

Në këtë kontratë shpjegohet vlera e financimit në shumën 3.100.000 lekë, ku përfshihet TVSH, komisionet bankare dhe të gjitha detyrimet fiskale apo detyrime të tjera që njeh legjislacioni shqiptar. Pagesa do realizohet në 2 faza.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...