Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend .
Seanca u karakterizua nga tone të ashpra dhe akuza të ndërsjellta mes kreut të PD Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.
Ndërkohë që me forcën e kartonëve ajo e ka vendosur që të mos pranojë futjen në rendin e ditës të kërkesës së opozitës për të folur për votimet e grabitura nga rilindja me 11 maj.
Edhe gjatë konferencës së kryetarëve opozita kishte kërkuar futjen në rendin e ditës të debatit për zgjedhjet, kerkesë që ishte refuzuar nga PS.