Berisha: Një kabinet i përzier, mes përfaqësuesve të Sorosit dhe krimit të organizuar

E Enjte, 11 September 2025 18:45

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me përbërjen e kabinetit të ri të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përzierje të rrezikshme mes përfaqësuesve të rrjetit të Xhorxh Sorosit dhe eksponentëve të krimit të organizuar.

Në një deklaratë të gjatë, Berisha ka renditur emra konkretë të ministrave të rinj dhe të emëruarve në poste kyçe, të cilët sipas tij janë të lidhur me afera korruptive, kartelin e drogës dhe interesa klienteliste, ndërsa ka akuzuar Ramën për përjashtim total të zonave që nuk e votojnë, duke zhytur vendin në një regjim të pastër narko-mafioz.
Tani, Pirro Vengu, është anëtar me shpirt dhe dokumente i kartelit Troplini, sepse gjatë drejtorisë së tij Troplini sundoi tërësisht karteli.

Pirro Vengu hapi rrugën në mënyrë që miliardat e drogës të vijnë me petkun e Alalabarit në Durrës.
Ka vendosur këtu Mirela Kumbaron, që e ke vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal, që shkatërroi të gjitha zonat e mbrojtura.
Elisa Spiropali ministre e Jashtme. Nuk ka pasur ai post gjë më qesharake se kësaj here.
Niko Peleshi, është me disa dosje korrupsioni në Skap.
Pra, të themi që ky është kabineti i fundit dhe i funeralit të narkodiktaturës, për të cilin ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet të ja shkurtojmë ditët sa më shpejt.
Kur i pashë atë të Nepalit se si i trajtonin, veshjet e tyre ishin 10-herë më të pakushtueshme se sa të lubisë, Elisës, apo paradat e modës që bënin me çantat me Hermes, me rripa që kushtonin një djallë e gjysëm.
Delina Brahimi është narko-ekonominë. Edhe kjo është e besuar për narko-ekonominë.
Blendi Gonxhe, një nga hajdutët më profesionistë të këtij vendi, i paskrupullt. Anëtar i Ndraghetës me punët e tij në bashki, bashkë me atë Maznikun.
Ndërtoi Formula 1, me taksat që u merr qytetarëve 200 e ca milionë euro. Nuk ndërtojnë bajpasin e Elbasanit që u kushton qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë juglindjes, kohë dhe vuajtje.
Nuk ndërtojnë Lezhë-Shkodër apo Milot-Lezhë, rruga e dytë me trafik më intensiv në Shqipëri, pas Rrugës së Kombit dhe shkojnë e fusin paratë kudo tjetër.
Përveç zgjerimit të Tiranës dhe bajpasit të Elbasanit, kjo rrugë duhet të ishte përparësi absolute. Nuk pyet ai, ata i ka armiq që nuk e kanë votuar.
Kemi të bëjmë me një kabinet të përzier, mafiozësh apo njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërisë, përfaqësues të Xhorxh Sorosit, përfaqësues të krimit të organizuar.
Është vendosur edhe Toni Gogu.
Çfarë do ky në qeveri? Ky do të dalë në dëshmi të tjera më vonë.
Unë mendoj se, as nuk mund të ishte ndryshe nga kjo që ka ndodhur.

Modifikuar më E Enjte, 11 September 2025 18:50

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...