Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, rrëzohet propozimi i Imamit për analizën e zgjedhjeve

Premte, 20 Prill 2018 20:03

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet në statut. Sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka prezantuar para të pranishmëve ndryshimet statutore.

Drafti me ndryshime pritet të jetë gati në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet më 28 dhe 29 prill. Mësohet se ish kryeministri Sali Berisha nuk merr pjese në mbledhje.

Arben Imami ka kërkuar të futet në rend dite analiza e zgjedhjeve te vitit 2017. Propozimi i tij është hedhur në votim dhe është rrëzuar me shumicën e votave. Pika e vetme e rendit të ditës është diskutimi dhe miratimi i statutit.

Në statut nuk është përfshirë propozimi i kritikeve për dorëheqjen e kryetarit dhe moskandidimin e tij ne rast se humb zgjedhjet.

Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve dhe sipas anëtares Endira Bushati shumë anëtarë të Këshillit mungojnë dhe nuk plotësohet kuorumi i duhur.

“Të plotësohet kuorumi, mungojnë shumë anëtarë të këshillit”- ka thënë ajo.

Ndërkohë, një tjetër propozim ka qenë ai i Edvin Kullurit, i cili kërkoi që të shqyrtoheshin edhe draftet alternative në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të paraqitur nga kritikët.

“Duhen hedhur ne votim te dyja statutet. Nuk na përfaqëson grupi i punës, pavarësisht vlerësimit personal qe kam për ta”- ka thënë Kulluri.

Sherefedin Shehu kërkoi që t’ju shkojë statuti seksioneve, por pas votimit propozimi i tij tij nuk u miratua.

Ndryshimet në statut, 3 risitë e demokratëve:

Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje.

  1. 1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.
  2. 2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
  3. 3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent:

  1. 1. I hapur për propozime.
  2. 2. I bazuar në kritere ta shpallura.
  3. 3. I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.
  4. 4. I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.
  5. 5. I votuar në Këshillin Kombëtar.

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.

  1. 1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.
  2. 2. Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore
  3. 3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës
  4. 4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
  5. 5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për cddo funksionar dhe të zgjedhur në PD:

  1. 1. Kohëzgjatjja e anëtarësimit
  2. 2. Kontributi në fushata elektorale
  3. 3. Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit
  4. 4. Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...