Raportin e rëndë të DASH, Rama e injoron me çitjane…

Saturday, 21 Prill 2018 16:45

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë është ndër më të zezat gjatë viteve të fundit. Mjafton të shkohet në dy fusha për të kuptuar të vërtetën e madhe si na sheh SHBA dhe si e sheh kryeministri veten. “Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve janë shkaktuar nga interesat financiare dhe politike”-thuhet ndër të tjera në raportin e DASH për vitin e kaluar. Sipas saj, “ndjekja penale dhe veçanërisht gjetja fajtorë e zyrtarëve që kanë kryer shkelje ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale”…

Në një vend disi normal, ky raport i partnerët tanë strategjik, duhet të kishte alarmuar qeverinë dhe do ishte kërkuar një mbledhje e jashtëzakonshme, ku kryeministri do kërkonte llogari, e të merreshin masa të rrepta. Ama kjo ndodhi, kryeministri doli, por në një shfaqje “shoë” u duk në qytetin e Fierit dhe Lushnjës. I veshur me çitjane dhe atlete, kryeministri nuk ka përmenduar në asnjë fjalë raportin e nxirë të DASH, por ka vijuar normalisht me shfaqjen e tij të zakonshme. Përpara qytetarëve dhe punonjësve të administratës që e dëgjojnë kokëulur në ligjëratën e tij pa krye e fund, Rama ka ripërsëritur se do të vijojë reforma në administratë.

“Kemi mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë pikërisht për këtë shkak dhe si rrjedhojë e ndërveprimit direkt me qytetarët dhe një numër i madh masash paralajmëruese për punonjësit e Hipotekave. E them këtë për të nënvizuar se drejtuesit e Hipotekave do ta kenë shumë të qartë që ajo që kanë përsipër është detyrë me rëndësi shumë të madhe për qytetarët dhe zvarritjet janë përgjegjësi e tyre”-tha Rama. Gjithashtu foli për taksat që sipas tij nuk janë rritur, përmendi biznesin e vogël duke u treguar se ata jetojnë mirë dhe taksat i kanë zero, por nuk qe në gjendje tu shpjegojë se përse kjo kategori po përfshihet në skemën e TVSH-së, duke i rënduar dhe dërguar drejt falimentit të plotë.

Gjithashtu foli për bujqësinë, gjuetinë, biznesin, tregtinë, domatet e specat…, po asnjë fjalë për raprtin e DASH. Si për të injoruar çdo fjalë të raportit, Rama vijon me propagandën boshe, që edhe fermeri në fshatin më të humbur nuk e kapërdin më, foli e foli për të lëshuar ndonjë batutë me qëllim të kishte ndonjë buzëqeshje nga salla. Situata me korrupsionin në nivelet e larta, pandëshkueshmëria dhe lidhjet e forta të një grupi oligarkësh me qeverinë ishin shqetësimet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Mjafton vetëm fraza: “Korrupsion në të gjithë nivelet qeverisëse”, për të kuptuar se kjo çështje nuk kalohet më aq lehtë, qoftë edhe me shpafje injoruese me çitjane kryeministrore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...